Ju ka ndodhur ndonjëherë që pavarësisht se jeni të rraskapitur nuk mund të flini dot? Përpara se të kërkoni zgjidhje te pilulat e gjumit, duhet të dini disa gjëra që nuk ju lënë të flini edhe pse ndiheni të rraskapitur. Arsyet më të zakonshme janë si më poshtë:
Ankthi
Një mendje “vrapuese” nuk mund të flejë. Madje vlerësohet se deri në 36 për qind e çrregullimeve të gjumit janë të lidhura me çrregullimet e ankthit. Stresi gjithashtu çon në rritjen e zgjimit dhe vigjilencës, gjë që mund të vonojë më tej gjumin, shkruan abcnews.al.
Depresioni
Studimet tregojnë se 90% e njerëzve me depresion ankohen për cilësinë e gjumit. Janë raportuar pagjumësi, narkolepsi, apnea e gjumit dhe sindroma e këmbëve të shqetësuara. Inflamacioni, ndryshimet në kimikatet e trurit, faktorët gjenetikë dhe më shumë mund të ndikojnë në marrëdhënien gjumi-depresion.
Kafeina
Ndoshta është koha të hiqni dorë nga kafeja apo pijet energjike që pini çdo pasdite. Studimet tregojnë se një filxhan kafe në orën 8 të mëngjesit mund të ndikojë në gjumin tuaj gjatë natës. Rekomandohet të shmangni plotësisht konsumimin e kafeinës 4-6 orë para gjumit, shkruan abcnews.al.
Koha që qëndroni para ekranit
Drita blu e emetuar nga telefonat, tabletët, laptopët dhe ekranet e televizorit shtyp prodhimin e melatoninës gjatë natës dhe redukton përgjumjen. Rekomandohet të ndaloni përdorimin e çdo pajisjeje 2 orë para gjumit. Gjithashtu duhet të mbani syze që ofrojnë mbrojtje kundër dritës blu.
Dieta
Një tjetër faktor që ndikon tek gjumi është dhe dieta. Hulumtimet kanë treguar se zëvendësimi i 5 përqind të marrjes ditore të kalorive nga proteinat me sasi të barabarta të yndyrave të ngopura ose karbohidrateve rrit rrezikun e përgjumjes gjatë ditës.