MENU
klinika

Ja çfarë tregojnë studimet

Alkooli po vret më shumë gra se më parë

02.09.2024 - 09:10

Jemi të familjarizuar me faktin se meshkujt janë konsumues të mëdhenj të alkoolit, aq sa ndonjëherë e teprojnë duke i shkaktuar vetes dëme të mëdha në shëndet.

Mirëpo, hulumtimet e reja tregojnë se tashmë “gratë po ngrenë gotën e tyre pothuajse aq shpesh sa burrat”.

Një studim i fundit zbuloi se 49% e grave pinin rregullisht, ndërsa burrat 55%.

Raportohet se janë gratë në të tridhjetat dhe të dyzetat që po pinë më shumë alkool krahasuar me moshat e tjera të gjinisë femërorë.

Gjithashtu sipas raportit, gratë e këtyre moshave pinin më tepër sesa moshatarët meshkuj.

Specialistja e psikiatrisë së varësisë në Universitetin e Miami Miller School të Shëndetësisë, Dhruti Patel, shprehet se alkooli shihet si një mënyrë më pak e rrezikshme për të “lëshuar veten” nga dëshpërimi, shtuar faktit se ndryshe nga drogat, është e ligjshme, e disponueshme dhe jo e pazakontë për shoqërinë. Në këtë mënyrë sipas ekspertes, gratë ndihen më pak të gjykuara.

Sipas hulumtimeve të bëra më parë, gratë janë më të ndjeshme ndaj efekteve negative të alkoolit sesa burrat, edhe nëse konsumohet në të njëjtën sasi.

Ekspertët tregojnë për përbërjen e trupit të grave, e cila ka më shumë inde yndyrore dhe më pak ujë se sa burrat me peshë të ngjashme, gjë që çon në përqendrim më të lartë dhe më të vazhdueshëm të alkoolit në gjak. Gratë gjithashtu kanë më pak enzima që përpunojnë alkoolin. Dhe luhatjet e tyre hormonale mendohet se luajnë një rol në atë se sa shpejt shpërbëhet alkooli.

Për më tepër, gratë që pinë zhvillojnë një numër më të madh problemesh mjekësore dhe në nivele shumë më të ulëta të alkoolit sesa burrat. Gratë që konsumojnë më pak se dy pije në ditë rrisin rrezikun e vdekjes nga çdo shkak, sipas një analize të publikuar në mars.

Nga viti 2018, shifrat e vdekjes së grave nga alkooli u rriten në mënyrë dramatike, pasi filluan të rriteshin prej një koeficienti të lartë 15%.

Nga shërimi i diarresë tek infeksionet vaginale

Arrat ndihmojnë në shërimin e këtyre sëmundjeve

Flasin mjekët për faktet që duhet t’i dini

A është gjenetike sëmundja e depresionit?