MENU
klinika

Përmbledhja ditore e rajonit

Presidenca dhe Qeveria të punojnë për tarifën 100%

07.01.2019 - 17:17

Kosovë

Presidenti dhe Qeveria e Kosovës duhet të koordinohen për veprimet e ardhshme që do të merren në lidhje me tarifës ndaj Serbisë dhe dialogun.

Ky është konstatimi që e kanë dhënë analistët, pas deklaratave të fundit nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi që taksa mund të hiqet nëse marrëveshja me shtetin serb është afër.

Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë një udhëtim diplomatik në Berlin, të pa-raportuar, muajin e kaluar, ku ka takuar ambasadorin amerikan, Richard Grenell, njeri i besueshëm i Presidentit Trump.

Thaçi u zotua se do të angazhohej për ndryshimin e kursit në tarifat sanksionuese në të gjitha mallrat serbe.

Kosovë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk mund të jap premtime të tilla për heqjen e taksës ndaj shtetit të Serbisë sepse siç deklaroi ai, taksën e ka vendosur Qeveria e Kosovës me propozimin e tij si ministër dhe jo presidenti.

Shala theksoi se përderisa nuk eliminohen arsyet pse kanë shtyrë Qeverinë e Kosovës të ndërmarrë një hap të tillë, kjo taksë nuk do të largohet.

Kosovë

Ura kryesore e lumit Ibër, e cila qytetin e Mitrovicës e ndan në veri dhe në jug, ishte planifikuar të hapej për qarkullim të automjeteve dhe të njerëzve më 4 mars 2017.

Frederica Mogherini kishte ardhur në Mitrovicë për ta përuruar urën, por kryetari i komunës veriore, Goran Rakiq, kishte kundërshtuar.

Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për policin e rënë heroikisht në krye të detyrës dhe në mbrojtje të qytetarëve, Izet Demaj, ka ndarë urdhrin “Hero i Kosovës”.

Urdhri “Hero i Kosovës” u jepet personave që kanë bërë vepra trimërie dhe sakrifice, si dhe që kanë dëshmuar veprimtari ose akte të guximit qytetar në kohë lufte apo paqeje. /Konica.al/

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi