MENU
klinika

"Ky lajm mē ka tronditur"

Selena Gomez tregon se nuk mund të lindë kurrë fëmijë

10.09.2024 - 09:20

Këngëtarja dhe aktorja me famë botërore, Selena Gomez në një intervistë ka zbuluar se nuk ka mundësi që të bëhet nënë.

Ajo është shprehur për “Vanity Fair” se për shkak të problemeve shëndetësore që ka, trupi i saj e ka të pamundur një shtatëzani, pasi në atë mënyrë do të rrezikonte ajo dhe bebeja.

“Unë për fat të keq … kam shumë probleme shëndetësore që do të rrezikonin jetën time dhe të foshnjës,” shpjegoi aktorja, 32-vjeçare.

Selena tha se ky lajm e kishte tronditur dhe se për një kohë të gjatë ka qenë e mërzitur dhe e hidhëruar për këtë gjë.

Mirëpo tashmë aktorja duket se edhe pse vet nuk ka mundësi, ka menduar mënyrat e tjera për të pasur një bekim, duke mos i hequr të drejtën vetës për të qenë një nënë.

Ajo tha se ka menduar për nënat surrogate apo edhe për birësimin e një fëmije.

“Më duket një bekim që ka njerëz të mrekullueshëm të gatshëm për të bërë surrogaci ose birësim, të cilat janë të dyja mundësi të mëdha për mua. Unë vdes të bëhem nënë. Jam e emocionuar edhe pse kjo rrugë për mua do të jetë disi më ndryshe. Në fund të ditës, nuk më intereson. Do të jetë e imja. Do të jetë fëmija im”, tha ajo.

Gomez ka qenë në lidhje me Benny Blanco që nga korriku 2023 dhe se dëshiron të ketë fëmijë me partnerin e saj.

Zbuloi se s’mund të kishte fëmijë

Selena Gomez ka një mesazh për të gjithë kritikët

Partneren e re e prezanton në një festë miqësie në SHBA

Princ Leka zyrtarizon lidhjen me Blerta Celibashin!