MENU
klinika

Vrau dhe groposi 34-vjeçarin në 2018

Kush është Agron Tufa, që u ekstradua nga Italia

15.09.2024 - 18:38

Për 52-vjeçarin shqiptar, Agron Tufa, i dënuar me 30 vjet burg për vrasje ka ardhur ora për t’u përballur me drejtësinë shqiptare.

Pas disa vitesh në arrati, Tufa u gjurmua dhe u kap në Itali në janar të këtej viti dhe sot iu dorëzua autoriteteve shqiptare në Rinas.

Gjykata e Krujës e gjeti fajtor atë duke e dënuar në mungesë me 30 vjet burg për vrasjes e Kejsi Hysës në korrik të vitit 2018.

Sipas hetimeve, ka rezultuar se Agron Tufa së bashku me Hysni Ramën kanë ekzekutuar me armë zjarri 34-vjeçarin Kejsi Hysa dhe më pas i kanë djegur trupin viktimës.

Trupi i 34-vjeçarit,Kejsi Hysa, u gjet pas disa ditës i groposur në një parcelë, pranë lumit në Nikël.

Ngjarja e rëndë, e cila tronditi Niklën ndodhi më 5 korrik 2018, brenda një parcele të mbjellë me hashash.

Në atë kohë policia arrestoi për krimin Hysni Ramën ndërsa Agron Tufa arriti të largohej nga Shqipëria.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN