MENU
klinika

Eksperti i ekonomisë zbardh të rejat më të fundit

Pagat dhe pensionet, çfarë sjell rishikimi i buxhetit

16.09.2024 - 14:50

Në një periudhë kur ndryshimet në buxhetin e shtetit janë bërë të zakonshme, rishikimi i fundit ka sjellë ndryshime të rëndësishme që ndikojnë drejtpërdrejt në pagat dhe pensionet e qytetarëve. Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, shpjegon se si ky rishikim ndihmon në rialokimin e fondeve për sektorë kyçë si shëndetësia dhe arsimi dhe gjithashtu ndikon në përmirësimin e standardit të jetesës për grupe të ndryshme të shoqërisë. Në një intervistë për “SCAN TV”, zot Prençi zbulon se cilat janë kategoritë që do të përfitojnë nga këto ndryshime dhe si do të reflektohen këto ndryshime në jetën e përditshme të qytetarëve. Në një kontekst ku rritja e të ardhurave dhe nevojat e ndryshme ekonomike janë të shumta, ai tregon se si këto ndryshime buxhetore mund të ndikojnë në pagat dhe pensionet dhe si mund të kontribuojnë në ndihmën ekonomike dhe mbrojtjen sociale.

-Zoti Preçi, për herë të dytë brenda vitit kemi të bëjmë me ndryshime në buxhetin e shtetit që vihet re një rritje e ndjeshme e të ardhurave. Dua t’ju pyes për rialokimin e këtyre fondeve që do të shkojnë në sektorë si shëndetësia, arsimi apo sektorë të tjerë që cilësohen si prioritare?

Asnjëherë nuk kënaqen kërkesat sido që të arrinte shoqëria njerëzore të kënaqte nevojat nuk do të pushonte së ekzistuari. Gjithmonë nevojat e ekonomisë dhe zhvillimit janë më të mëdha sesa kur krijohen. Kur flasim për shtim të të ardhurave vjetore, meriton të analizohet se nga vjen kjo shtesë, vjen nga përmisimi i performancës fiskale, ç’ka do të thotë se me të njëjtat rregulla, shtohet numri i kontribuuesve, vjen nga zgjerimi i punësimit dhe rritja e shpejtë dyshifrore apo vjen nga faktor që lidhen me inflacionin apo aspektet e tjera që lidhen me investimet me pompimin e parave informale në ekonomi, prurjet e emigracionit. Duke marrë parasysh burimet si të ligjshme apo të paligjshme e informale, së pari kam parasysh metodologjinë e cila ndiqet.

-Indeksimi i pensioneve, mendoni se indeksimi është në nivele të kënaqshme sa të paktën të kompensojë rritjen e çmimeve përgjatë vitit të kaluar sepse inflacioni është stabilizuar pranë nivelit 2%, objektivit të poshtëm të Bankës së Shqipërisë, por shporta ka qenë shumë i lartë se inflacioni mesatar?

Në një shoqëri normale të përgjegjshme, demokratike që mban përgjegjësi, qeveria përballë qytetarëve do të kishte një debat ndryshe. Përdorimi i termit bonus synon të shndërrojë kontributin e qytetarëve shqiptarë në dhuratë të partisë, të kryeministrit dhe me radhë dhe ta shpërdorojë këtë të drejtë legjitime që duhet t’ju takojë qytetarëve. Indeksimi nuk duhet diskutuar por duhet të jetë një proces automatik që duhet të ndodh te të gjithë personat në marrëdhënie pune dhe në moshën e pensionit. Qeveria duhet të mësohet të bëj një shpërndarje, por të bëj dhe një rregullim automatik në fillim të çdo viti. Ndërkohë për rregullimin e niveleve të poshtme si ndihma ekonomike, pensioni minimal dhe të pagës minimale, meriton të bëhen analiza më të holluara dhe të mos shkohet drejtë një situate kur në emër të shëndoshjes së skemës së shërbimeve të detyrueshme të ndiqet një politikë shtrënguese që praktikisht po shtohet me shpejtësi numri i qytetarëve shqiptarë, të cilët janë në moshë pensioni, as në punë dhe janë një kosto shtesë mbi familjarët e tyre dhe një dhimbje për shoqërinë në tërësi.

-Në lidhje me pritshmëritë për të ardhura në 27 miliardë lekë, pak ditë më parë ministri i Financave, zoti Malaj tha se do të synohet mbrojtja sociale dhe një pjesë tjetër do të shkojë për ndihmën ekonomike. Në mendimin tuaj, cilët duhet të jenë sektorët të cilët duhet të mbështeten?

Koncepti i ekonomisë në këtë rast i përdorimit të fondeve publike lidhur me përmisimin e shëndoshjes së klimës së biznesit, në krijimin e kushteve për zbutjen e disniveleve të grupeve të ndryshme të shoqërisë dhe të respektohet parimi që paratë buxhetore investohen atje ku japin më shumë dhe më shpejtë efekt. Unë nuk shoh asnjë lloj debati lidhur me financimin e veprave private, por më shumë shoh rishpërndarje në favor të oligarkëve, siç është financimi i disa veprave me çmime të rishikuara. Ndërsa pjesa e fondeve sociale po përdoret për propagandë ku nuk po shoh një vendimmarrje e cila të zgjidhet për problemet e akumuluara apo për problemet e reja. Kur flasim për pensionin minimal apo ndihmën ekonomike minimale, shoqëria sotme ka më shumë potenciale dhe mundësi për më shumë drejtësi sociale, kontribute dhe përgjegjshmëri përballë qytetarit, votuesit e taksapaguesit shqiptar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Eksperti tregon çfarë ndryshon nga 1 prilli

Çfarë do ndodhë në tetor me pensionet?

Në tetor nis rritja e pensioneve

Çfarë po përgatit qeveria për të moshuarit?

Nga përfitimet e 1 Tetorit 2024

Jo më pensione më pak se 150 euro!