MENU
klinika

“Sulm ndaj prokurorëve, jep mesazhe”

Hoxha zbulon prapaskenat e bujshme: SPAK nuk e mban dot gjatë çështjen e Metës

17.09.2024 - 09:30

Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, deklaroi se SPAK nuk ka gjasa ta zvarrisë gjatë çështjen e Ilir Metës, për shkak se do të shihej si ndërhyrje në zgjedhje.

“Meta sulmon me emra prokurorët. Madje dëgjova një deputet të Kuvendit, që tha se Dumani do të përfundojë si Koçi Xoxe. Këto lloj mesazhesh, duke cënuar direkt…

Doli prapë dhe tha mos mbaj oppozitën me pengejt që ke. Flet për njerëz të rrethit të tij, që unë i njoh dhe ata kanë sakrifikuar jetën të mbrojnë Metën. Por, mesa duket historia e Metës, sidomos kjo, po të shohim hetimin për Berishën, te rasti i Metës, kjo gjë, ne pamë Fatimen që vajti te dera e SPAK…

Për zotin Meta, prokuroria nuk ka patur shqetësim çështjen e kohës, sepse nuk ka marrë të pandehur, nuk ka të arrestuar, masa sigurie, që të ketë afat.

Jemi në fushatë elektorale, interferencë e këtyre proceseve, dashur pa dashur, duket sikur i jep të drejtë Metës. Është shqetësuese për zotin Meta, sa here del çon një mesazh. SPAK nuk mund ta mbajë pafundësisht këtë dosje.

Nëse keto dosje mbahen gjatë dhe pastaj hapen kur vendi është në një situatë zhvillimi politik, pastaj lind e drejta, të thuhet pse vetëm këtë”, tha Hoxha.