MENU
klinika

Jepet alarmi dhe në Ballkan, a preket Shqipëria?

“Stuhi dhe përmbytje”, Italia preket nga moti i keq!

18.09.2024 - 09:50

Fundjavën që lamë pas një stuhi e fortë shiu dhe breshëri përfshiu pjesën më të madhe të Europës qendore dhe lindore, duke shkaktuar 21 viktima si dhe shumë dëme materiale.

Më të prekura ishin Rumania, Polonia, Republika Çeke dhe Austria.

Por alarmi tashmë është dhënë edhe në Itali. Sipas Shërbimi Meteorologjik italian orët në vijim do të jenë mjaft delikate, pasi priten reshje të forta shiu sidomos në bregun verior të Emilia-Romagna në jug ekstrem të vendit.

Ndëkrohë edhe autoritetet në Kroaci, Hungari dhe Sllovaki po paralajmërojnë gjithashtu për përmbytjet në ditët e ardhshme.

Edhe në Shqipëri priten reshje orët në vijim, por nuk ka asnjë alarm.

Përmbytje të konsiderueshme u shkaktuan nga stuhia Boris, e cila solli sasi të mëdha shiu dhe bore gjatë fundjavës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Moti i keq prek të gjithë vendin

Qytetet që rrezikohen nga përmbytjet