MENU
klinika

Rama: Xhevahiri i artit shqiptar!

Filmi “Kapedani”, restaurohet në 4K

24.09.2024 - 17:04

Filmi “Kapedani” i është nënshtruar restaurimit në 4K duke u futur në arkivën e dixhitalizuar. Restaurimi dixhital i filmit “Kapedani” u bë i mundur falë projektit “Sezoni i Filmave Klasikë”.

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar restaurimin e këtij filmi si një xhevahir të paprekshëm për mediat.

“Edhe filmi ikonë “KAPEDANI” iu nënshtrua restaurimit në 4K, duke bërë që ky xhevahir i artit shqiptar të jetë i paprekshëm për të gjithë brezat. Pas premierës sot, në orën 19:00 në kinema Milenium ku biletat janë falas mund ta shihni edhe në www.aqshf.gov.al”, shkruan Rama.

I realizuar në 1972 me regji të Muharrem Fejzo dhe Feim Hoshafi, filmi do të jepet këtë të martë (24 shtator) në nder të 88-vjetorit të lindjes së aktorit Albert Vërria (1936-2015).

Premiera e variantit të restauruar të filmit “Kapedani”, do mbahet si pjesë e programit TIFF Classics të Tirana International Film Festival (TIFF). Filmi do të shfaqet më 24 shtator 2024, ne Kinema Millennium, me titra në anglisht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


'Sebepi i sherrit është femra'

Si ‘Xha Sulo’ u fiksua në memorien tonë

“Duke pikturuar filmin”

Shyqyri Sako: Kinema, nuk ka më!

Ky kapedan legjendar

Xha Suloja i Shqipërisë