MENU
klinika

Mbani virozat larg, forconi imunitetin!

Ylli Merja: Bimët dhe erëzat më të mira, mos iu ndani

26.09.2024 - 09:10

Në ditët e sotme për shumë prej nesh, imuniteti është bërë më i rëndësishëm se kurrë. Për fat të mirë, rruga drejt një sistemi të fortë imunitar nuk është as e shtrenjtë dhe as e komplikuar. Është e nevojshme që shpeshherë të marrim masa për ruajtjen e sistemit imunitar të fortë e të qëndrueshëm ndaj faktorëve të jashtëm. Disa persona janë shpesh më të prekur nga ndryshimet klimaterike dhe si pasojë organizmi mund të humbasë imunitetin duke marrë viruse të ndryshme. Mënyra më e mirë për të forcuar sistemin tuaj imunitar është pikërisht aty në pjatën tuaj, në ushqimet që zgjidhni. Bimët dhe erëzat, në veçanti, janë përdorur me shekuj për qëllime mjekësore dhe mund të jenë një nga ‘mjetet’ tuaja më të fuqishme për rritjen e imunitetit dhe luftimin e virozave. Në një intervistë për një emision televiziv specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja, na tregon bimët më të mira antivirale, të cilat janë të shkëlqyera për imunitetin dhe mund të përdoren në çajra apo kura për shëndetin.

“Bimët antivirale që forcojnë imunitetin dhe luftojnë viruset janë të shumta, dhe madje gjenden në dollapin tonë të kuzhinës” thekson Ylli Merja në fillim të bisedës duke vijuar se bimët antivirale ndahen në dy grupe, në bimët që rrisin rezistencën e trupit, rrisin rruazat e bardha të gjakut, leukocitet si: fshesa e keqe, e cila konsumohet në një gotë ujë të zier me 2-3 fije; samza – në mëngjes konsumohet 1 lugë kafe në ditë, rrit rruazat e kuqe të gjakut, eritrocitet; dafina – përmirëson oreksin, lehtëson frymëmarrjen, lufton bronkitin, qetëson kollën”.

Nga ana tjetër, thekson Merja kemi bimët që ulin shkallën virale të organizmit dhe forcojnë imunitetin si pelina e ëmbël, trëndafili i shkëmbit, i cili ka aftësi të frenojë zhvillimin e procesit të shtimit të ADN-së dhe ARN-së së virusit HIV (virusi i imunitetit të njeriut). Të tjera bimë që frenojnë viruset me veti të forta antivirale janë anisa, mersina, borziloku, sherebela, çaji i malit, karafili, trëndafili i egër, kanella, piperi i zi i cili përmban piperinë, përbërës aktiv antiviral dhe antibakterial.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bima që do t’iu shërojë menjëherë!

Keni probleme me sinozitin? Ja çfarë rekomandon Ylli Merja!