MENU
klinika

BE “kërcënon” Kosovën dhe Serbinë

Si dialogu do të mbajë peng fondet e Planit të Rritjes

27.09.2024 - 12:29

Bashkimi Evropian (BE) nuk do t’i lirojë fondet e Planit të Rritjes për Kosovën dhe Serbinë nëse nuk ka progres në procesin dialogut për normalizimin e marrëdhënieve deri në fund të vitit, ka përsëritur një zëdhënës i Komisionit Evropian (KE), derisa ka shtuar se ky parakusht duhet t’i nxisë Prishtinën dhe Beogradin të lëvizin. “Ideja nuk është bllokimi i fondeve, por ne shpresojmë që nëse kjo qasje funksionon, duhet të jetë një nxitje për të ecur përpara”, ka thënë një zyrtar evropian për platformën “Europress” rreth parakushteve që Kosova dhe Serbia duhet të përmbushin për të pranuar fondet e para pas miratimit të axhendave të tyre të reformave. Kosova do të mund të përfitojë mbi 880 milionë euro, ndërsa Serbia rreth 1 miliard. Kjo llogaritje është bërë në bazë të Bruto Produktit Vendor (GDP), por edhe në bazë të disa kritereve të tjera sikurse numri i banorëve. Plani i Rritjes parashikon që vendet e Ballkanit Perëndimor të mund të marrin deri në 7 për qind në formë parapagese. “Nuk mendoj se do të ketë një progres të madh midis Serbisë dhe Kosovës menjëherë për shkak të premtimit të parapagesës prej 7 për qind. Por nëse Serbia dhe Kosova veprojnë në mënyrë të mençur, kjo duhet të hapë rrugën për progresnë normalizimin e marrëdhënieve. Dhe kjo është ajo çfarë presim”, ka theksuar zyrtari i KE-së. Shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë pasur kohë deri më 25 gusht që t’i dorëzojnë agjendat e tyre të reformave për të përfituar pagesat e para nga pakoja investuese e BE-së prej 6 miliardë eurosh për rajonin, që ka hyrë në fuqi më 25 maj. Këtë e kanë bërë tashmë të gjashtë shtetet e vogla ballkanike, përfshirë Kosovën dhe Serbinë. Fondet e Planit të Rritjes do të ndahen dy herë në vit.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë