MENU
klinika

Çdo ditë paraqiten 7 deri në 10 persona që kanë pësuar goditje në tru

Vjeshta rrit hemorragjitë cerebrale!

01.10.2024 - 09:20

Jo vetëm infarktet e zemrës por edhe ato të trurit dhe po ashtu hemorragjitë cerebrale janë rritur sidomos në këtë periudhë.

Çdo ditë paraqiten 7 deri në 10 qytetarë që kanë pësuar hemorragji cerebrale në shërbimin neurovaskular në QSUT.

“Sidomos në këtë periudhë ku ka luhatje të temperaturave rritet numri i tyre. Pasi në verë hapen enët e gjakut. Ndërsa tani për shkak se pacientet nuk shkojnë të ndërrojnë mjekimin bëjnë hiper tension çka çon në hemorragji cerebrale“-shprehet Entela Basha, mjeke neurologe.

Infarkti i trurit dhe hemorragjitë cerebrale më parë kanë qenë sëmundje që haseshin në mosha të treta por tanimë ka shumë të rinj .

“Më parë hasej tek 65 e lartë por tani e hasim edhe 30-35 vjeç”.

Por çfarë ka ndikuar në shtimin e këtyre sëmundjeve kryesisht tek moshat e reja?

“Abuzimi me substanca, jeta sedentare, mënyra e të ushqyerit”.

Goditja cerebrale është e njëjtë me atakun ne zemër por në këtë rast ndodh ne tru. Nis me mpirje të fytyrës apo të gjymtyrëve marramendje dhe lodhje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Zakonet për ta shëruar atë

Shëndeti i aparatit tretës thëlbësor!

“Ka simptoma të ngjashme me tumorin e kokës”

Si të kuptoni që vuani nga migrena

Trendi i ri për të shmangur stresin

Çfarë është JOMO?

Çfarë tregojnë për shëndetin tonë

Gjashtë arsye përse hematomat na shfaqen befasisht