MENU
klinika

Tetori bëhet rozë në SIGAL UNIQA

Paketat më të mira të sigurimit dhe oferta që nuk duhet humbur

01.10.2024 - 11:39

 

Tetori, muaji kushtuar ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e kontrolleve dhe parandalimit në luftën kundër kancerit të gjirit shërben si reflektim mbi rëndësinë e parandalimit të kësaj sëmundje.

Ja disa këshilla që mjekët theksojnë për parandalimin e këtij kanceri:

• Kontrolloni peshën;
• Hani shëndetshëm dhe me disiplinë;
• Kryeni aktivitet fizik;
• Pini pak ose aspak alkool;
• Shmangni terapitë e zëvendësuese hormonale;
• Konsideroni marrjen e terapive bllokuese te prodhimit të estrogjenit;
• Mos pini duhan;
• Mbajini në gji fëmijët tuaj sa më gjatë të jetë e mundur;

Por përveç se një sëmundje e rëndë për t’u përballuar emocionalisht, kjo sëmundje ka kosto të larta financiare, mbi të gjitha kur individët zgjedhin ta kurojnë atë privatisht apo jashtë Shqipërisë.

Si e ka adresuar SIGAL UNIQA këtë sfidë financiare me produktet e saj të sigurimit?

Nëpërmjet produkteve:

Jetë Plus: SIGAL UNIQA mbulon 100% të faturave mjekësore për trajtim në 3 spitale të cilat sugjerohen në varësi të llojit të tumorit malinj në Europë, mbulohen edhe kostot e akomodimit dhe ato të udhëtimit si edhe kostot e medikamenteve pas kthimit në Shqipëri.

Sigurimi Anti Tumor: SIGAL UNIQA dëmshpërblen menjëherë të siguruaren e diagnostikuar me këtë sëmundje, në mënyrë që me paratë ajo të zgjedhë vetë strukturën mjekësore dhe mënyrën si dëshiron të trajtohet.

Oferta për Tetorin

Sot, mamografia është ekzaminimi më i rëndësishëm në kuadrin e kontrollit parandalues, pasi zbulon entitete patologjike që nuk zbulohen me teste të tjera imazherike.

Ndaj, SIGAL UNIQA vjen me një ofertë që vlen për të gjithë tetorin: çdo klient i ri që blen online në www.sigal.com.al një sigurim vullnetar pranë kësaj kompanie, automjet, pronë apo shëndet, bashkë me benefitet e shumta që ofrojnë këto sigurime, përfitojnë edhe kryerjen e një mamografie FALAS në një prej klinikave dhe spitaleve private më të mira në Tiranë.

Bëjini nënës, motrës, bashkëshortes apo vajzës suaj dhuratën e duhur këtë tetor!

SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku

Web: www.shendet.sigal.com.al
E-mail: [email protected]
Whatsapp: +355 68 606 2829

"Shqipëria do shkojë më poshtë, nëse Rama..."

Evi Kokalari: Argita s’e sjell dot ndryshimin në PD!

Kuvendi: Kostot e dëmeve do ua mbajmë nga rroga

Deputetët paguajnë nga “xhepi” karriget që dogjën

"Demokratët shkulën mikrofonat dhe hodhën objekte…"

Zjarri te shkallët e Parlamentit, “jehonë” në mediat ndërkombëtare

Dogjën karriget në oborrin e Kuvendit

Policia çon në SPAK deputetët e PD! Zbardhet akuza