MENU
klinika

Shtëpia e Bardhë bën njoftimin urgjent

‘Çfarë roli po luajnë Biden dhe Harris’ në përshkallëzimin e luftës në Izrael?

01.10.2024 - 20:40

Presidenti Joe Biden urdhëroi forcat ushtarake amerikane në rajon që të ndihmojnë mbrojtjen e Izraelit kundër sulmit iranian dhe të rrëzojnë raketat, ka thënë Shtëpia e Bardhë.

Ai po monitoron sulmin nga dhoma e situatës në Shtëpinë e Bardhë, së bashku me nënpresidenten e tij, Kamala Harris.

Kujtojmë se Irani kishte premtuar se do të hakmerrej për sulmet ajrore izraelite të javëve të fundit që vranë udhëheqësinë e lartë të Hezbollahut në Liban, grupit militant që është cilësuar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara.

Bashkimi Evropian e ka futur në listën e zezë krahun e armatosur të Hezbollahut, por jo partinë e tij politike, e cila ka vende në parlamentin libanez. Ndërsa, grupi palestinez, Hamas, është shpallur organizatë terroriste edhe nga SHBA-ja, edhe nga BE-ja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Trump flet pas marrëveshjes, zbulon çfarë i Hotit dhe Vuçiç

‘Po ndalojmë vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë’

Këshillat që Trump nuk ka ndjekur kurrë

“Flisni butë e mbani një shkop në dorë!”