MENU
klinika

Thirret të japë sqarime për një material audio!

“Dosja 21 Janari”/ Gazetari Artan Hoxha paraqitet në SPAK

03.10.2024 - 12:00

Gazetari Artan Hoxha është paraqitur në SPAK. Mësohet se ai është thirrur per dosjen e 21 janarit.

Artan Hoxha sipas gazetarit Igli Çelmeta pritet te japë sqarime ne lidhje me nje material audio, ku shfaqen komunikimet e punonjësve te Gardës, para dhe pas protestës se 21 janarit.

Kujtojmë që pak muaj më parë, Gjykata e Lartë vendosi që ‘21 janari’ të hetohet nga SPAK, i cili është i detyruar të regjistrojë procedimin.

Ky është urdhri i Gjykatës së Lartë, e cila pranoi kërkesën e familjarëve të Aleks Nikës, që krimi shtetëror i para 13 viteve të mund të shohë zbardhjen e plotë.

Më 21 janar 2011, Edi Rama, në atë kohë kreu i Partisë Socialiste të opozitës, drejtonte një demonstratë kundër qeverisë së kohës, të kryesuar nga politikani i Partisë Demokratike Sali Berisha, përpara kryeministrisë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë.

Protesta u thirr nga Partia Socialiste pasi u shfaq një video që implikonte ministrin e Jashtëm të atëhershëm Ilir Meta në aktivitete korruptive – duke e treguar atë teksa diskutonte se si të përfitonte nga një tender publik.

Gjatë protestës shpërtheu dhuna, ndërsa protestuesit u përleshën me policinë dhe katër protestues – Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika – u qëlluan nga Garda e Republikës. Nga të shtënat me armë u plagosën disa të tjerë.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin