MENU
klinika

Përmbledhja ditore e rajonit

‘Taksa 100% largohet pas njohjes nga Serbia’

08.01.2019 - 16:54

Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova është e gatshme ta largoj tarifën 100 për qind, ku sipas tij kjo do të bëhet atëherë kur Serbia do ta njeh Kosovën.

Haradinaj këto komente i bëri në një konferencë për media pas takimit me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.

“Taka është vendim i qeverisë së vendit, ky vendim legjitim dhe është shpjeguar. Ne jemi të interesuar ta heqim taksën sot, por vetëm nëse na njeh Serbia”, ka thënë Haradinaj.

Kosovë

Shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini u takua në Bruksel me delegacionin e Prishtinës që u formua nga Kuvendi i Kosovës më 15 dhjetor për të vazhduar dialogun me Beogradin.

Me këtë rast ata shkëmbyen mendime mbi gjendjen e dialogut dhe kryediplomatja evropiane përsëriti nevojën e heqjes së taksave të vendosura nga autoritetet e Kosovës për mallrat nga Serbia, njofton Shërbimi Evropian i Punëve të Jashtme (EEAS).

Kosovë

Delegacioni shtetëror për bisedime me Serbinë i kryesuar nga Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti do të takohen me shefen e Politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Ekipi negociator udhëton në Bruksel për herë të parë që nga mandatimi në Kuvendin e Kosovës, me gjithë kundërshtimin e marrë nga LDK dhe Vetëvendosja.

Kosovë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po vazhdon të kërkojë që vendi të shkojë në zgjedhje.

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa në një konferencë për media ka thënë se koalicioni qeverisës është në panik dhe si pasojë e saj kanë nisur fushatë kundër LDK-së.

Maqedoni

Më 9 janar, do të nis faza përfundimtare e ndryshimeve kushtetuese që parashihen me Marrëveshjen e Prespës së nënshkruar ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, por në sfond vazhdojnë kalkulimet për sigurimin e 2/3 e votave “për” miratimin e të njëjtave, mes kryeministri të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe dy partive shqiptare opozitare, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA, pasi që të njëjtat kanë kushtëzuar votën “për” me kërkesa që lidhen me “çështje shqiptare”.

Faza përfundimtare do të nis të mërkurën, në seancën plenare të 75-të të Kuvendit të Maqedonisë, në rend dite të së cilës janë katër pika: verifikim të propozim amendamenteve të Kushtetutës së Maqedonisë, miratimi i amendamenteve, shpalosja e amendamenteve dhe propozim ligji për zbatim të të njëjtave.

Serbi

Gjykata e Kundërvajtjes në Beograd dënoi me nga 55 ditë burg tre të rinj shqiptarë, pasi në natën ndërmjet 6 dhe 7 janarit, në vendbanimin e Beogradit Mirijevo, shkruan simbole të UÇK-së në veturat e mbuluara me borë.

Bëhet fjalë për Iba Bajramaj (20-vjeç), Shpreson Bajramaj (22-vjeç) nga Beogradi dhe Daniel Kryeziu (25-vjeç) nga Prizreni. /Konica.al/