MENU
klinika

Pas ‘Ferma VIP’

Albano Bogdo vjen me një projekt të ri televiziv

03.10.2024 - 17:00

Pas eksperiencës në ‘Ferma VIP’, aktorin Albano Bogdn do ta shohim me një projekt të ri televiziv. Përmes një promoje, aktori ka zbuluar se emisioni do quhet ‘2984’ dhe do të startojë në orën 21:00.

‘2984 me Albano Bogdon, çdo të diel ora 21:00, në ekranin e Vizion Plus’– shkruhet krah videos së publikuar në Instagram.

Kujtojmë se një ditë më parë aktori Julian Deda nuk i kurseu disa fjalë për Albanon. Ai reagoi pas një intervistë të dhënë nga Albano, në të cilën ky i fundit gjatë bisedës përdorte fjalë banale. Deda shprehet se ndihet i keqardhur kur shikon që kolegu i tij “ka rënë në këtë derexhe”, duke i thënë se nuk ka nevojë të bjerë në këtë nivel të të folurit sepse ka talent dhe është i formuar, e se publikun e ka fituar me talent dhe mënyrën si ka tejçuar humorin tek ta

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja vajza që i ka vjedhur zemrën!

E pranoi! Albano Bogdo, i dashuruar!