MENU
klinika

"Po e vendosim shtabin më në qendër"

DEA zbarkon në Tiranë? Hoxha: Më parë jepnin informacion…

03.10.2024 - 22:38

Ditët e fundit ka patur raportime se DEA do të hapë zyrën e saj në Shqipëri edhe pse aktualisht ka një zyrë në Greqi e cila ka mbuluar edhe vendin tonë.

Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, tha se DEA në të shkuarën u ka dhënë informacion autoriteteve shqiptare për kompani që merreshin me trafikun e narkotikëe, por nuk janë marrë masa dhe kompania tashmë mjaft e njohur, vetëm është rritur! Gazetari tah se ardhja e DEA nuk është sukses për autoritetet, por tregon rritje të narkotrafikut.

“DEA ka patur prezencë vitet e fundit në Tiranë, me konsulencë edhe pranë institucioneve të zbatimit të ligjit. Deri tani e ka mbuluar Shqipërinë, zyra në Greqi. Tani i është mbushur mendja. DEA, edhe pse ka patur zyrë në Athinë, ka kuptuar më mirë ta ketë këtu.

Para dy javësh, përmendëm rastin e një zjarrfikësi të Fierit, që u kap me sasi rekord droge, 600 kile kokainë. Tani, 600 kg e kanë kaluar 100 milionë euro.

DEA thotë po e vendosim shtabin më në qendër.

Autoritetet e paraqitën si nivel i lartë i bashkëpunimit. Ata këtu kanë qenë, madje kanë sjellë informacion. Madje kanë sjellë informacion që filan kompani merret me kokainë. Tani është bërë kompani e madhe ajo!

Tani kanë ardhur vetë këtu. Por është gjë pozitive që vijnë”, tha Hoxha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Kishte lidhje shumë të forta me politikanë”

Artan Hoxha flet për “baronin e drogës” që u ekstradua sot