MENU
klinika

Fshehu apartamentin në bregdet

SPAK jep pretencën për ish-kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe

04.10.2024 - 13:47

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për ish-kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe, lidhur me akuzën e mosdeklarimit të pasurisë.

SPAK kërkoi dënimin e Tushes me 1.5 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, nëse dënohet do të përfitojë zbritje me 1/3.

Vetëm pak muaj pasi shleu dënimin me 3 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, ndaj Fatos Tushes nisi një tjetër hetim që ka të bëjë me pasurinë. Bëhet fjalë për një apartament në bregdet, të cilin nuk e ka deklaruar.

Ish-kryebashkiaku socialist u dënua në korrik të 2022 me 2 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, vetëm për shpërdorim detyre, ndërsa ra vepra e shkeljes së barazisë në tendera, teksa SPAK kërkonte dënimin e tij me 5 vite.

Në mars të vitit të kaluar Apeli i Posaçëm i shtoi dënimin Fatos Tushes me 1 vit kur ky i fundit sapo kishte lënë qelinë pasi shleu dënimin. Ai u rikthye në qeli për të përfunduar pjesën e mbetur, këtë radhë për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


SPAK kërkon dënimin me 3 vjet e 4 muaj burg

Caktohet data për shpalljen e vendimit për Fatos Tushen

Apeli i GJKKO i shton dënimin

Fatos Tushe dënohet me 3 vite e 4 muaj burg