MENU
klinika

"Barbarë, këta do keni në rrugë të hënën..."

Braçe publikon audiopërgjimin e urdhrit për të qëlluar drejt protestuesve më 21 janar

04.10.2024 - 19:20

Për deputetin socialist Erion Braçe, audio ku jepet urdhri për të qëlluar mbi protestuesit e 21 janarit, është dëshmi e qeverisë kriminale sipas të tij të Sali Berishës, që vrau 4 qytetarë.

Braçe thotë se urdhri për të hapur zjarr luftarak dhe për të gjakosur njerëzit, pasohet nga një tjetër barbari sipas tij, në momentin kur pas plumbave mbi protestues kërkohet të bëhet kujdes për municionet dhe jo për njerëzit të cilët ishin me mijëra në bulevard.

“Ky është urdhri dhe ky është momenti kur qeveria kriminale e Sali Berishës vrau katër shqiptarë të mirë-protestues në 21 janar!!! Dëgjojeni! Ky është urdhri:…hap zjarr luftarak”; “ta ta ta ta gjakos gjakos”!

Dëgjoje edhe njëherë “ta ta ta ta gjakos”! Ka edhe me dhe është barbari; Nuk thotë “kujdes njerëzit”, ishin mijëra në bulevard, por thotë “kujdes municionin”!

A e kuptoni çfarë barbarësh janë; janë të njëjtët që vijnë me benzinë për të djegur e vrarë edhe sot, janë fiks të njëjtët, nuk u penduan e nuk u tërhoqën kurrë!!

Këta do keni në rrugë të hënën”, shkruan deputeti socialist.