MENU
klinika

Nga Kreshnik Spahiu

“Po sikur nesër të ishte një ’21 janar’ i dytë?”

06.10.2024 - 19:20

Për të gjithë ju që thoni, Berisha s’kishte faj në 21 Janar, unë kam disa pyetje:

– Po sikur Edi Rama të vrasë nesër në bulevard 4 protestues demokratë të pa armatosur dhe të palgosë 20 të tjerë?
– Po sikur Edi Rama ti japë urdhër shefit të gardës të hap zjarr nesër në turmë?
– Po sikur Edi Rama të dalë në TV dhe ti thotë Berishës: “kam vendosr 5 snajpera dhe po ta mbajti ty afrohu?”
– Po sikur Edi Rama pasi të vriten nga garda të dalë dhe të thotë që ata u vranë nga njerëz brenda turmës me çadra pistoletë dhe thika me helm?
– Po sikur Edi Rama pasi ti vrasë, të fishijë të gjitha videot e kryeministrisë që të mos i marr prokuroria?
– Po sikur Edi Rama pas vrasjes të urdhëroi policinë mos egzekutoj 6 arrestimet e shefave të gardës?
– Po sikur drejtori spitalit të dalë nesër pas autopsisë së kufomave dhe të thotë: “Janë vrarë nga 2 metra distancë?”
– Po sikur pas një jave Edi Rama të ngrejë komision hetimor për të akuzuar Bajram Begën, Sali Berishen, Altin Dumanin dhe Vlora Hysenin për grusht shteti?
– Po sikur pas vrasjes 4 demokratve, prokuroria mos guxoj 13 vjet ta pyes as për dëshmitar Edi Ramën nga frika?

Përgjigjet i pres nga ata demokratë të cilët kanë bërë thirrje që nesër populli duhet bëjë kryengritje që të rikthehen në pushtet Monika, Meta, Berisha, Mediu dhe Fredi Beleri.
Nuk e di, nëse ka shqiptarë që do jepnin jetën për të rikthyer në pushtet këto fytyra por
gjithsesi pyetja publike shtrohet:
A do e quanin të pafajshëm kryeministrin Rama, nëse ai nesër vret 4 demokratë të pa armatosur ashtu siç bëri Berisha me socialistët?

Përgjigjen duhet ta japin ata që mbrojnë pafajsinë e vjrasjeve në bulevard të 4 protestuesve socialistë që as nuk kaluan gardhin.
Çfarë mendoni se duhet bëjë nesër garda e republikës dhe çfarë urdhrash duhet marrë?
Populli kishte të drejtë të protestonte edhe në 21 janar, por ka të drejtë edhe nesër në 7 tetor.
Pse e drejta e vrasjes legjitimohet vetëm kur urdhëron Berisha?
A do e mbronin analistët nesër në mbrëmje Ramën nëse do vriste, ashtu siç bën dhjetra gazetarë me Sali Berishën?

As Ramiz Alia nuk guxoi të vrasë në bulevard.
Jo Jo, Edi Rama nuk do të guxoj të vrasë, sepse askush nuk shpëton dot nga burgu, as ai që urdhëroi 13 vjet më parë….
Drejtësi e vonuar, por jo e harruar…….

Lërini të ndezin zjarre dhe të djegin veten e tyre përjetësisht në pokitikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kreshnik Spahiu: E ardhmja e zymtë që e pret ish-kryeministrin

“Edi Rama duhet të tregojë pozicionin e tij në aferën ‘Partizani'”


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin