MENU
klinika

“Suits”

Miliona euro për pak minuta, dukesha i rikthehet aktrimit?!

08.01.2019 - 21:48

Meghan Markle, dukesha e Sussex, e ka thyer disa herë protokollin mbretëror, me veshjet, por edhe veprime të tjera të saj.

Por së fundmi, të paktën sipas “Mirror”, ajo ka marrë një ofertë miliona euro për t’iu rikthyer aktrimit, që do të ishte një thyerje më e rëndë e protokollit mbretëror. Bosët e “NBC Universal”, që prodhon “Suits”, dëshirojnë të kenë sërish Meghan Markle.

Dukesha e Sussex mund të rishfaqet në një episod të serialit televiziv që e bëri të njohur, për një paraqitje të vogël vetëm pak minutëshe. Dhe oferta është milionere, por që paratë do të depozitohen për një shoqatë bamirësie që ndjek dukesha.

Edhe barku i shtatzënisë nuk do të ishte problem. Në serial, Meghan interpretonte Rachel Zane, që në paraqitjen e saj të fundit, para se aktorja të fejohej me princin Harry, martohej me Mike Ross. Pra, asnjë nuk i pengon producentët të rikthejnë Rachel, shtatzënë dhe e lumtur në jetën si e martuar, njësoj si dukesha.

Meghan Markle, Harry

Skena e pak minutave do të xhirohet në Angli dhe do të duhen vetëm pak ditë, për mos t’i marrë shumë kohë dukeshës.

Për momentin nuk ka pasur asnjë konfirmim, nëse lajmi është i vërtetë, nëse Meghan e ka pranuar apo jo ofertën milionere për t’iu rikthyer aktrimit, duke thyer sërish protokollin mbretëror.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN