MENU
klinika

“Integrimin e kemi merituar më parë se Bullgaria dhe Rumania”

Hila: Shqipëria ka probleme të mëdha, për anëtarësimin do duhet kohë

15.10.2024 - 22:10

Analisti Dritan Hila e konsideroi hapjen e negociatave për grup kapitullin e parë me BE më shumë se një gjeopolitikë, pasi sipas tij, problemet e mëdha që ka Shqipëria, mund të jenë një bonus që i jepet shqiptarëve në kuadrin e një shprese për integrimin në BE.

“Shqipëria ka probleme të mëdha sidomos pas momentit të zhbalancimit të jetës politike të vendit, ku opozita ka problemet e saj. Mendoj se është edhe një bonus që u jepet shqiptarëve kjo, si një shpresë drejt integrimit”, tha ai në studion e emisionit “Open” në News24.

Hila shtoi se vendi ynë e ka merituar integrimin më parë se Bullgaria, Rumania, e shtetet e tjera të Ballkanit.

Ndër të tjera, analisti theksoi se për të shikuar anëtarësimin do të duhet shumë kohë, por shtoi më tej se rruga për të shkuar aty, e ndihmojë shumë vendin, sidomos gjyqësorin, drejtësinë, funksionimin e administratën publike.

“Integrimin e kemi merituar më parë se Bullgaria, Rumania, e shtetet e tjera të Ballkanit, sepse kanë pasur problemet e tyre. Shqipëria ka probleme të mëdha sidomos pas momentit të zhbalancimit të jetës politike të vendit, ku opozita ka problemet e saj. Mendoj se është edhe një bonus që u jepet shqiptarëve kjo, si një shpresë drejt integrimit. Se kur do ndodh jam pesimistë.

Për ta shijuar vërtetet do duhet kohë. Europa ka problemet e veta strukturore. Rruga për të shkuar aty do të na ndihmojë shumë sidomos me gjyqësorin, drejtësinë, funksionimin e administratën publike dhe gjithashtu do të kemi të mirat tona sa i takon fondeve.

Do të jepen fonde të mëdha për sektorë të veçantë, një pjesë e të cilave do të shkojnë në jetën reale të vendit, duke përmirësuar ekonominë e vendit”, tha Hila.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN