Së shpejti në teatrin arTurbina do të vijë si premierë drama me tri akte “Gusht: Portret Familjar”. Kjo dramë vjen nga autori amerikan Tracy Letts, regji nga Spiro Duni e si premierë në arTurbina.
Në vitin 2007 nga trupa e famshme teatrore është vënë në skenë Steppenwolf Theater me qendër në Çikago. “Gusht: Portret Familjar”.
Kjo shfaqje flet për historinë e familjes Ueston, me gjithë debatet e tyre në problemet e shumta që kanë në bashkëveprimin familjar dhe shoqëror dhe të gjitha këto në shtëpinë e tyre në Oklahoma. Drama flet për një situatë ku familja është në probleme të mëdha të autoritetit, po jo të babait, ai është i vdekur, autoriteti egocentrik vjen prej nënës kundrejt 3 fëmijëve të saj që presin dhunë prej saj.
Në shtëpi ambienti është egoist, dhe kjo gjithmonë në bashkëveprim shoqëror thurr drama të shumëllojshme, ambiente manipuluese dhe gjithashtu situata të pakëndshme. Vetë ajo vuan si narkomane dhe më e keqia në egoizmin e saj shfaqet sadizimëm me tre vajzat e saj. Ajo arrin deri aty sa do t’i torturojë gocat e saj.
Prirjet e dhunës egocentrike janë të një rrafshi sa shfrytëzues nëpërmjet marrëdhënies dhe zotëruese, autoriteti duhet të triumfojë dhe dhuna e saj sjell autoritet, prej dhunës lind autoriteti dhe fuqia, në fakt kjo është pafuqi dhe plotësohet edhe falë kompensimit të drogërave të ndryshme që i sjellin individit fuqi imagjinuese dhe iluzore.
Në fakt megjithëse situatat janë dramatike të një force që kthehet në dhunë të madhe familjare shikohet se ajo thuhet ndryshe si komedi e zezë. Në këtë shfaqje ndërthuret drama me tragjekomedinë ku situatat komike nuk mungojnë. Dhe ajo ka qenë shumë e preferuar nga publiku.
Ajo ka fituar për vitin 2008 çmimin Pulitzer si drama më e mirë dhe autori i kësaj vepre është vlerëesuar edhe në çmime të tjera. Tracy Letts ka shkruar dhe skenarin me të njëjtin titull ku protagonist janë edhe 2 aktorë shumë të njohura të Hollivudit si Meril Strip dhe Julia Roberts që janë nominuar të dyja për Oskar.
Situatat në kultura të ndryshme mund të jenë me përqasje të njëjtë, megjithëse janë shumë larg njëra-tjetrit. Dramat në shoqërinë njerëzore janë të njëjta dhe shprehin situata po të njëjta, po ato mund të shprehen edhe me aktorë të ndryshëm me të njëjtën lartësi profesionale.
“Gusht: Portret Familjar” shkruar nga autori Tracy Letts me regji të Spiro Dunit sjell aktorin Ligoraq Riza në rolin e Beverli Ueston. Aktoret Luli Bitri, Flaura Kureta dhe Elia Zaharia Zogu si motrat Ueston.
Me role të tjera në vepër janë Eva Alika, Myzafer Zifla dhe Margent Çaushi janë familja Ajkin. Në teatër në arTurbina, në skenë ku drama ndërlidhet në tri akte do të performojë Flaura Kureta dhe Keren Ueston.
Edhe për aktoren Kureta vepra shpreh po të njëjtat problematika si ato të autorit të veprës. Shqipëria po kalon në të njëjtin kalvar të shndërrimit të një shoqërie postkomuniste, gjë që janë mjaft të trajtuara në dramaturgji.
Në shfaqje ajo luan një nga motrat e keqtrajtuara nga shpirtligësia e nënës së saj, roli i saj në një familje në Florida vjen në keqtrajtimin pas vdekjes së babait ku çdo gjë nuk shkon ashtu si duhet.
Nuk shkon rregulli, harmonia, e keqia ka zënë vend kudo dhe madje edhe në mungesën e komunikimit dhe të ilaçeve, drogës.
Por po të njëjtat situata nuk shkojnë mirë edhe në familjet shqiptare, ato po shthurren dhe me të njëjtat pozita të egocentrizmit të theksuar në Shqipëri. Kjo vjen në mënyrë mjeshtërore si nga autori i veprës edhe nga aktorët shqiptarë.
Regjizori Spiro Duni ka nisur prej disa ditësh provat me aktorët për të sjellë në skenë këtë premierë teatrore. Në aktivitetin e tij artistik regjisori Spiro Duni është i njohur për veprat që ka sjellë në skena.
Në efektin e një tetari të ri arTurbina kjo dramë vihet në sprovë për të fituar sa më shumë zemra artëdashësish në këtë fillim të vitit 2019. Ky vit vjen me më mbarësi se kurrë, me dramën “Gusht: Portret Familje”. Mos nguroni ta shihni!