MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A mund të marrim dy ilaçe në të njëjtën kohë?

20.10.2024 - 14:20

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A mund të marrim dy ilaçe në të njëjtën kohë?

Mjeku: Kur vjen puna tek dhimbjet, paracetamoli është ndër më të rekomanduarit dhe më të sigurtët për shumë njerëz, me efekte anësore shumë të rralla.

Sipas ekspertëve, njerëzit që janë mbi moshën 16 vjeç mund të marrin paracetamolin dhe ibuprofenin bashkë për të ulur temperaturën dhe dhimbjet. Mbi këtë grupmoshë, konsumi i të dy barnave në të njëjtën kohë nuk është i dëmshëm për shëndetin. Sipas të dhënave ku bazohet AgroWeb.org, një i rritur zakonisht mund të marrë një ose dy paracetamolë 500 mg çdo 4 deri në 6 orë.

Megjithatë, në harkun kohor të 24 orëve, njeriu nuk duhet të marrë më shumë se 8 paracetamolë. Nëse merrni më shumë paracetamolë, atëherë rrezikoheni nga probleme serioze me mëlçinë. Sa i përket ibuprofenit, njeriu mund të marrë 1 ose 2 pilula 200 mg çdo 4 deri në 6 orë. Megjithatë, në harkun kohor të 24 orëve, njeriu nuk duhet të marrë më shumë se 6 ibuprofenë. Nëse merrni më shumë ibuprofenë, atëherë jeni më të rrezikuar nga ataku në zemër dhe ishemia.

Ky ilaç rekomandohet të merret gjatë ushqyerjes ose pas saj. Ai mund të shkaktojë të vjella, të përziera, konstipacion ose probleme me tretjen.
Të dyja barnat japin efekt brenda një ore. Ata mund të kombinohen për sa kohë nuk tejkalohen dozat e mësipërme. Njerëzit duhet të tregojnë kujdes me kombinimin e tretësirave kundër gripit që kanë në përmbajtjen e tyre paracetamol dhe këtij bari sepse mund të kaloni në mbidozë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.