Aktorja amerikane Jennifer Lawrence, është në pritje të fëmijës së saj të dytë me bashkëshortin Cooke Maroney.
Një përfaqësuese e aktores së njohur e konfirmoi shtatzëninë e saj për Vogue.
“Urime Jennifer Lawrence! Aktorja fituese e Oskarit do të mirëpresë fëmijën e saj të dytë me bashkëshortin e saj, galeristin Cook Maroney ,” shkruante botimi, duke shtuar se përfaqësuesit e Lawrence konfirmuan lajmin e lumtur për revistën.
Lawrence u pa të shtunën në mbrëmje në Los Angeles me një bluzë të bardhë që fshihte barkun e saj. Aktorja kishte veshur një fund të zi dhe një pulovër të kuqe.
Lawrence dhe bashkëshorti i saj janë të martuar që nga viti 2019 dhe kanë së bashku djalin dy vjeçar Cy.
Vitin e kaluar, një burim tha për Us Weekly, se çifti po mendon të bëjnë një fëmijë tjetër dhe mesa duket e kanë realizuar planin e tyre.