MENU
klinika

FOTO/ U rikthye me dopietë nga dëmtimi

Myrto Uzuni pjesë e formacionit të javës në Spanjë

22.10.2024 - 18:40

Myrto Uzuni është zgjedhur në formacionin e javës të La Liga 2. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u bë pjesë e skuadrës më të mirë nga “Sofascore”, që e vlerësoi pas dopietës së shënuar.

Kjo ishte dhe mënyra më e mirë për t’u kthyer nga dëmtimi. Kujtojmë se dy golat e Uzunit i hapën rrugë Granadës për të fituar kundër Tenerifes, ndeshje e cila u mbyll 4 me 0.

Në ligën e dytë të Spanjës, sulmuesi shqiptar ka marrë minutë gjatë tetë ndeshjeve. Aktualisht ndodhet në kuotën e katër golave, teksa regjistron dhe një asist.

Granada ndërkohë mban vendin e shtatë, me po aq pikë sa Kastejon i vendit të katërt. Objektiv është rikthimi në elitën e futbollit spanjoll.

"Ndjeva sërish flutura në stomak"

Nejmar, rikthehet pas 369 ditësh ditësh

Zikaltërit “pasurohen”

Rrogat/ Interi parakalon Juventusin

Silvinjo duhet të hedhë sytë nga Anglia!

Anis Mehmeti tund përsëri rrjetën në Championship

Nga ‘puna’ si model tek udhëtimet

Pasionet e djemve të kombëtares