MENU
klinika

Pasuri e siguruar nga aktivitetet kriminale

Konfiskohet hoteli në Durrës i trafikant të drogës

23.10.2024 - 14:17

Forca të shumta policore qenë të pranishme paraditen e sotme para hotelit “Colombo” në plazhin e Durrësit për të ekzekutuar përfundimisht konfiskimin e tij për llogari të shtetit.

Objekti është në pronësi të Pëllumb Tudës, i njohur gjithashtu si Pali Tuda. Hoteli ndodhet në zonën e Plazhit, pranë Urës së Dajlanit në Durrës.

Vendimi për konfiskimin e hotelit “Colombo,” me vlerë rreth 1 milion euro, është dhënë në vitin 2022 nga Gjykata e Durrësit dhe më pas është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit. Sipas këtij vendimi, hoteli është vlerësuar si pasuri e siguruar nga aktivitetet kriminale.

Ndërtesa u konfiskua, pasi Pëllumb Tuda, një person me precedentë penalë, e ka ndërtuar këtë pronë me para të përfituara nga trafiku i lëndëve narkotike në Itali. Përveç kësaj, ai ishte denoncuar më parë dhe nga një banakiere në klubin e tij, e cila pati deklaruar se ai kishte kërkuar ta shfrytëzonte për prostitucion.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin