Në fillim të këtij viti, Rusia u dha Houthi-ve jemenas me inteligjencë, të cilën ata e përdorën për të sulmuar anijet në Detin e Kuq me raketa dhe drone, raportoi ekskluzivisht “The Wall Street Journal”. Ata pretendojnë se Rusia ka ndihmuar grupin e mbështetur nga Irani të dëmtojë tregtinë globale dhe të destabilizojë më tej rajonin me sulme në një nga rrugët detare më të ngarkuara në botë. Huthi nisën sulmet në fund të vitit të kaluar, si shenjë proteste për luftën në Gaza. Ata i vazhduan ato në fillim të këtij viti, duke sulmuar më shumë se njëqind anije që nga nëntori 2023. Dy anije u fundosën. Tregtia globale u ndërpre, pasi anijet u devijuan, duke i bërë udhëtimet më të gjata dhe duke kërkuar kosto më të mëdha financiare.
SHBA-ja ka premtuar të mbrojë korsitë ndërkombëtare të transportit detar dhe në dhjetor të vitit të kaluar nisi një koalicion shumëkombësh detar për të shoqëruar anijet që udhëtojnë nëpër Detin e Kuq. Ata shpenzuan gjithashtu rreth një miliard dollarë në pajisje për të çaktivizuar dronët që përdorën për të kryer sulmet. Duke përdorur satelitët rusë, Houthi-t filluan të zgjerojnë sulmet e tyre, i thanë WSJ-së dy zyrtarë evropianë të mbrojtjes. Ata shtojnë se informacioni u është transmetuar atyre përmes anëtarëve të Trupave Gardiane të Revolucionit Islamik. “Ndërhyrja e Rusisë, e cila nuk është raportuar më parë, tregon se sa larg është i gatshëm të shkojë Presidenti Vladimir Putin për të minuar rendin ekonomik dhe politik perëndimor të udhëhequr nga SHBA-ja”, shkruan “Wall Street Journal”. Alexander Gabuev, drejtor i Qendrës Eurasia Carnegie Rusia, u tha atyre se për Rusinë, “çdo shpërthim është një lajm i mirë”, sepse largon vëmendjen e botës nga Ukraina.