Një tjetër fundjavë pozitive ishte ajo që lamë pas për legjionarët shqiptarë që luajnë jashtë kufijve.silvinjo kombetarja shqiperi
Vendin e parë e mban sulmuesi shqiptar, Kristian Shpendi i cili me dygolëshin e tij i dhuroi fitoren skuadrës së Çezenës. Rei Manaj, sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoi një tjetër gol me Sivasporin dhe është vlerësuar me notën 7.5 në vendin e dytë.
Vendi i tretë shkon për mbrojtësin e Shqipërisë, Ardian Ismajli i cili bëri një performancë të mirë kundër Parmës pavarësisht se sfida u mbyll në shifrat 1-1.
Arbër Hoxha e nisi si titullar me Dinamon e Zagrebit por në fund u mposht nga Osijeku. Top 5-shja plotësohet me Ylber Ramadanin, mesfushorin e Kombëtares kuqezi.