MENU
klinika

Turi i Diasporës

Data e takimit të Ramës me shqiptarët në Londër

28.10.2024 - 18:46

Pas takimit me shqiptarët në Nju Jork, Kryeministri Edi Rama do të vijojë turin e diasporës në shtete të tjera.

Ajo që dihej tashmë është rikthim i tij në Greqi, por kësaj radhe në Selanik për t’u takuar me emigrantët shqiptarë për herë të dytë më datë 3 Nëntor.
Ndërsa, në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, u caktua edhe data e takimit me shqiptarët në Britani të Madhe. Kështu, takimi i Ramës me shqiptarët në Londër do të zhvillohet më datë 24 Nëntor.

Takimi i Kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Londër, i planifikuar për në datën 2 Qershor, u shty për shkak të zgjedhjeve parlamentare që u zhvilluan në atë periudhë në Mbretërinë e Bashkuar.

Të shtunën që sapo kaloi, më 26 Tetor, Kryeministri Edi Rama zhvilloi takimin me shqiptarët në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përpara kësaj, Rama ishte takuar me shqiptarët e Italisë dhe shqiptarët e Greqisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Urdhrin për të vrarë nuk e kam dhënë unë"

“21 janari”/ Basha: S’kam asgjë për të fshehur