MENU
klinika

“Po na vrasin, duhet reagim”

Atentati me 3 të vdekur në Dobraç, opozita marshim në Shkodër! Qytetarët protestë kundër krimit

02.11.2024 - 14:03

Opozita ka organizuar marshim në Shkodër për masakrën me 3 viktima në Dobraç, ku u ekzekutan me breshëri plumbash 23-vjeçari Hamza Lici dhe 32-vjeçari Arlind Bushati, si edhe një qytetare e pafajshme, Flutura Basha.

Qytetarë iu janë bashkuar thirrjes së Partisë Demokratike për t’iu bashkuar marshimit kundër krimit të organizuar.

Ata kanë marshuar në heshtje nga Bashkia e Shkodrës në pedonale dhe më pas nëpër rrugët e qytetit.

“Qytetërimi është më i fortë se krimi, po na vrasin, duhet reagim”, shkruhet në pankartën që mbajnë në duar protestuesit.

Marshimi vjen si reagim ndaj masakrës së 30 tetorit në Dobraç, ku në mes të ditës iu bë atentat dy të rinjve Hamza Lici dhe Arlind Bushati.

Ngjarja rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, ku persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash drejt mjetit ku udhëtonin dy viktimat 23-vjeçari Lici (shofer) dhe 32-vjeçari Arlind Bushati (pasagjer).

marshim shkoder proteste masaker viktima opozita PD

Pasi mjeti ku udhëtonin dy të rinjtë u qëllua me breshëri plumbash nga atentatorët, devijoi nga rruga dhe u përplas me motorin ku udhëtonin çifti Basha.

Nga përplasja gruaja, Flutura Basha gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes, ndërsa bashkëshorti i saj, Bashkim Basha ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN