Shpesh era e keqe e gojës së fëmijëve çudit prindërit, pasi pritet që nga fëmijët të ndiejmë vetëm erën e këndëshme karakteristike për ta.
Kjo erë mund të bëhet mjaft e sikletshme madje ndonjë herë dhe bezdisëse. Që të hiqni merakun nga i vjen, më poshtë po rendisim disa nga shkaqet kryesore të saj. Obligative është të bëhet strisho e hundës dhe grykës per zgjidhjen e problemit per percaktimin e baktereve ose shkaktarëve të tjerë të erës së gojes ku janë edhe shumë shkaktarë që do t’i lexoni në shkrimin në vijim.
Shakqet ndahen në orale kur burimi i erës së keqe është gojë, ekstra orale kur burimi nuk është në gojë.
SHKAQET ORALE:
Goja e thatë:-Mungesa e rrjedhjes së pështymës jep një gojë të thatë. Pështyma është shumë e rëndësishme sepse përvec lagështisë që i jep gojës (të nevojshme për artikulimin e fjalëve, dallimin e shijeve) është dhe një dezinfektant natyral pasi përmban substanca të afta të vrasin mikroorganizma të ndryshëm. Tek të rriturrit shkaqe për t’u marrë në konsideratë për gojën e thatë janë probleme me gjëndrat e pështymës si gurë në rrugët e tyre ose infeksione.
Te fëmijët shkaku më i shpeshtë i gojës së thatë është frymarrja me gojë kur kanë hundët e bllokuara. Shkaqe të tjera të gojës së thatë janë dehidrimi, diabeti, disa medikamente.
Gjuha-problemi zakonisht qëndron tek kurrizi i gjuhës i cili mund të jetë i veshur me qeliza epiteliale të deskuamuara, bakterie, qeliza gjaku të dekompozuara dhe më së shpeshti kepuredhat e gjin Candida albicans, për këtë kërkohet strisho e gjuhës.
Dhëmbët: Dekopmpozimi i ushqimit të mbetur mes dhëmbëve nga bakteret si dhe formimi i plaques(shtresë e verdhe që formohet mbi sipërfaqen e dhëmbëve nga ushqimet dhe bakteret) jep erë të rëndë pasi zbërthimi i ushqimeve nga bakteret cliron gazra të ndryshëm me erë të keqe. Pas këtyre proceseve në mungesë të një higjene të mirë vjen kariesi madje mund formohen dhe abcese të cilat japin erë akoma më të rëndë. Por dhe dhëmbët jo të mbushur mirë ose proteza të pjesshme ose të plota që nuk janë të puthitura mirë dhe si pasojë mbushen me ushqime dhe baktere japin erë të rëndë të gojës. Konsumimi i u shqimeve që kanë përmbajtje të lartë proteinike bën që të rritet sasia gazrave me erë jo të kendeshme të prodhuar nga dekompozimi i tyre.
Infeksion mykotik-marrja e antibiotikëve për kohë të gjatë,kimioterapia,kortizonikët japin infeksion e më pas ërë të rëndë. Por dhe diabeti ose parazitët e zorrës mund të bëhen shkak i infeksionit mykotik nga kandida.
Sëmundjet e mishrave të dhëmbëve-inflamimi i mishrave të dhëmbëve nga traumat, ushqimet e mbetura midis dhëmbëve jep erë të keqe.
SHKAQET JO ORALE;
Mëlçia;cirroza dhe insuficenca hepatike japin gojës erë si vezë e prishur. timetilaminuria, një crregullim metabolik i mëlcisë jep gjithashtu erë te keqe.
Sëmundjet respiratore dhe të sinuseve;-Rrjedhjet e sekrecioneve të hundës nga pjesa fundore e saj drejt rrënjës së gjuhës ose rrjedhjet nga sinuset e infektuar jane shkaku kryesor i erës së keqe të gojës në fëmijë. Në këto sekrecione jetojnë baktere që prodhojnë gazra me erë të keqe.
Në fëmijët astmatik që përdorin barna kortizonik era e keqe mund vij nga kandidoza oro faringeale si pasojë e kortizonikëve.
Trupa të huaj në hundë ose rrugët respiratore japin reaksion inflamator, sekrecione dhe erë të keqe.
Bajamet-Në fëmijët me bajamet e kronicizuara ose fëmijë të moshës përeth adoleshencës kur bajamet janë të zmadhuara dhe xhepat e tyre të thellë, mund ndodh akumulimi i ushqimeve në këto xhepa duke dhënë erë të rëndë nga dekompozimi. Sa për zmadhimin në moshën e adoleshencës është dicka normale që kalon ndësa bajamet e kronicizuara kërkojnë trajtim të specializuar.
Veshkat;-insuficencat renale japin ritje të azotemis që i jep gojes erë amoniaku.
Stomaku-kolonozimi i stomakut me helikobacter pylori jep ndryshime inflamatore të mukozës së tij që rezultojnë në erën e gojës.
Por dhe divertikujt (xhepat) ezofageal japin erë të keqe nga grumbullimi i ushqimit në to.
Diabeti -kontrolli i dobët i nivelit të glukozës në gjak jep gojës erë aceton.
Barnat: barna te tilla si ; antihistaminikët, antipsikotikët, anti depresivët, japin gojë të thatë. antibiotikët mund shkaktojnë mykoza duke rezultuar në erë të rëndë.
de
MJEKIMI;-Sigurisht bazë per largimin e kësaj bezdie është kujdesi me regjimin ushqimor dhe një higjenë e mirë e gojës. Që në fëmijërinë e hershme, me fillimin e ushqimeve të ngurta kur fëmija ka mjaftueshëm dhëmbë për t’u përtypur, duhet fillojë dhe larja me furçë dhe pastë të posaçme. Mos harroni që lehtas ti biem dhe gjuhës me furçë.
Shmangim përdorimin e tejzgjatur të biberonit me lëngje të ëmbla pasi e bën gojën vend për grumbullim mikrobesh. Kujdes akoma më i rreptë për ëmbëlsirat sidomos lëpirset ose karamelet e forta që mbahen në gojë. Nëse këto masa të përgjithshme të higjenes orale nuk e eliminojnë erën e gojës drejtohuni tek një dentist e nëse problemi nuk qëndron tek dhëmbët vizitoni pediatrin. Kujdes me hundët e bllokuara dhe grykët.Mos harroni strishon e hundës dhe grykës!