Ka nisur në televizionin kombëtar Vizion Plus spektakli i rekordeve të mëdha “Albania’s Got Talent”.
Gjatë spektaklit, këngëtarja e famshme Adelina Ismajli, e cila është pjesë e jurisë shprehu dëshirën për të patur edhe një vajzë.
Ajo tha: “Unë kam një djalë 7 vjeçar dhe do të doja të kisha një vajzë”. Kujtojmë se ajo është e martuar me ish menaxherin e njohur Val Krasniqi dhe prej vitesh po jetojnë një histori të bukur dashurie që u finalizua me ardhjen e djalit, Uliks. Adelina nuk tregoi nëse kanë plane për të zgjeruar familjen, por e rritur në një familje me vajza, ajo sigurisht do të donte ta rriste edhe një vetë.
“Albania’s Got Talent” nisi sot nën drejtimin e Isli Islamit dhe me një juri gjigandësh të artit dhe skenës si Agron Llakaj, Ledina Çelo, Adelina Ismajli dhe Kastro Zizo.