Këngëtarja e famshme Albërie Hadërgjonaj ka qenë e ftuar në emisionin “Ndryshe” ku ka folur për jetën e saj artistike si dhe atë personale.
Ajo u shpreh se ka bërë një gabim të madh që është martuar e vogël, ndaj dhe sot ka zgjedhur të jetë ende beqare.
“Martesa në moshë të re nuk është gjithmonë e shëndetshme. Në kohën time, ishte një mentalitet i prapambetur, por sot vajzat duhet të bëjnë kujdes me vendimet e tyre.”
Gjatë intervistës ajo foli edhe për marrëdhënien aktuale me ish-bashkëshortin, me të cilin nuk kishte folur për vite të tëra. “Nuk e doja ta shikoja me sy për një kohë të gjatë, por tani jemi mirë, secili ka jetën e tij dhe jam e lumtur për të,” u shpreh ajo.
E pyetur për arsyen pse nuk është martuar sërish, Albëria shtoi me një buzëqeshje:
“Kur bën një gabim një herë, të dytën jo. Kam mësuar që lumturia vjen nga brenda dhe askush nuk mund ta japë atë nëse nuk je mirë me veten.”
Ndërsa për rolin e saj si nënë, Albëria pranoi se ka qenë një nënë shumë e përkushtuar, ndonjëherë edhe më shumë sesa do të dëshironte. Sot, vajzat e saj janë të realizuara, dhe Albëria është krenare që i sheh të angazhuara në projekte të reja, të cilat kanë kërkuar një vit përgatitje.
“Jeta vazhdon,” përfundon ajo, “dhe lumturia ime është të shoh vajzat e mia të suksesshme dhe të lumtura.”