Këngëtarja Adelina Tahiri, ka rrëfyer për herë të parë në një intervistë sesi e ka kaluar periudhën e saj të shtatëzanisë.
Ajo ka treguar se shtatzënia ndodhi shumë shpejt dhe se portalet nuk e lanë ta shijonte pasi e gjykonin sepse burri i saj ishte nga Maqedonia.
“Nuk u ndjeva shtatëzanë, u bë shumë e madhe nga portalet se me kë po martohesha unë. Nuk e përjetova mirë. Mediat e dramatizuan për përfitimet e tyre dhe asnjëhrë nuk ju intereson sesi ti ndihesh.”
Ajo theksoi se të gjithë u kapën më së shumti për origjinën e parnterit të saj duke e bërë politike dhe duke përfshirë luftën e Kosovës në marrëdhënien e tyre.
“Ata u kapën tek pjesa që mora burrin maqedonas, milionerin nga Maqedonia, u bë diçka e madhe. U keqpërdor situata politike, u fut lufta e Kosovës, u futën disa gjëra që nuk kishin lidhje,” tha këngëtarja.
“Isha shtatëzanë dhe ishte shumë e rëndë. Tani ka kaluar, dhe të gjithë ata njerëz që më kanë pështyrë tani më lëpihen i shoh në ftytyrë dhe nuk arrij të kuptojë se çfarë njerëzish janë.”
Ndër të tjera Adelina u shpreh se gjatë asaj kohe ka pasur kërcënime pafund dhe kjo ishte arsyeja pse nuk bëri dhe dasëm.
“Nuk mund të them se e kalova lehtë, kjo ishte dhe arsyeja pse nuk bëra dasëm. Kisha kërcënime pafund. U keqtrajtuan shumë gjëra që kishin ndodhur në të kaluarën,” u shpreh Adelina.