MENU
klinika

Marrëveshja në COP29

Vendet e pasura premtojnë shifër rekord prej për kombet më të varfra

24.11.2024 - 11:20

Vendet më të pasura kanë premtuar një shumë rekord prej 300 miliardë dollarësh (238 miliardë £) për të ndihmuar botën në zhvillim të luftojë ndryshimet klimatike, por marrëveshja po përballet me akuza se nuk i afrohet aspak adresimit të sfidave të vendeve më të varfra nga ngrohja globale.

Bisedimet në samitin e OKB-së për klimën COP29 në Azerbajxhan u zhvilluan me 33 orë vonesë. Simon Stiell, deklaroi se “ka qenë një udhëtim i vështirë, por ne kemi arritur një marrëveshje”.

Por, gjatë bisedimeve nuk arritën të ndërtojnë një marrëveshje të miratuar vitin e kaluar që u bën thirrje kombeve që të “largohen nga karburantet fosile”.

Vendet në zhvillim, si dhe vendet që janë veçanërisht të prekshme ndaj ndryshimeve klimatike, u larguan nga bisedimet të shtunën pasdite.

“Nuk e ekzagjeroj kur them se ishujt tanë po fundosen! Si mund të prisni që ne të kthehemi te gratë, burrat dhe fëmijët e vendeve tona me një marrëveshje të dobët?” tha kryetari i Aleancës së Shteteve të Vogla Ishullore, Cedric Schuster.

Pas disa ndryshimeve në marrëveshje, kombet e kaluan marrëveshjen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dhjetë vitet e Brezit dhe Rrugës së Kinës

Analiza: Çfarë ka arritur nisma prej 1 trilion dollarë?