Nga data 10 deri në datën 13 janar në orën 19:00 do të rishfaqet arTurbina do të risjellë komedinë e suksesshme “Këmbëzbathur në park”.
Kjo komedi vjen si vepër e autorit amerikan Neil Simon, me regji nga Lorin Terezi dhe në interpretimin e e talentuar të aktorëve Ermira Gjata, Ardian Cerga, Ledjon Zoi, Anila Balla, Marsel Greva.
Subjekti i kësaj ngjarje është një çift i ri Kori dhe Pol në amerikën e viteve 60’ si një paralelizëm shumë i mirë i shoqërisë së kohëve të sotme shqiptare.
Jeta e çiftit të ri ndërthuret me ato të komshinjve që detyrimisht shton andrallat duke shtuar dhe marrëdhëniet e prindërve. Kjo lidhje finalizohet me martesë ku çdo gjë në vazdhim duket si muaj mjalti. Çdo gjë duket me ngjyra dhe sidomos e bukur po realiteti përkundrejt iluzionit që ata duan të kalojnë me detyrim tregon tjetër gjë.
Përditshmëria dhe problemet vënë në pikëpyetje të shumta mbi çiftin e ri, mbi mënyrën e jetesës dhe me mënyrën sesi e projektojnë të ardhmen. Përpos të tjerave çifti ka marrë një shtëpi në katin e 9 por shpenzimet nuk përputhen me të ardhurat. Jeta moderne me rritmin e shpejtë të kohës e detyron të shikojë përtej vetvetes dhe kjo thjesht për të pasur komoditet më tepër.
Asaj i duket normale dhe jetë për të jetuar kjo. Kjo i shtrëngon edhe marrëdhëniet me të tjerët jo për t’iu përshtatur shijeve të saj, por për ta respektuar me aq sa munden. Në situatat e tragjikomikes ajo shkon drejt kontradiksionit.
Sa më tepër do ta shikojë jetën rozë, aq më tepër realiteti i parashtron halle dhe probleme të tjera që nuk përputhen me këtë iluzion që ajo e quan realitet.
Në këtë situatë Pol do të ulë Korin me këmbë në tokë, ndërsa ajo do të bindë Polin se është bukur të jesh kundra rrymës, këndshëm të jesh gjithmonë në këtë gjendje. Në këtë situatë iluzioni e tejkalon gjendjen normale.
Dhe këtu fillojnë konfliktet, nga situatë komike kjo vjen si dramë ku nuk mungojnë çështjet ekzistenciale si dhe shoqërore.
Sipas regjizorit Terezi që e rikthen këtë shfaqje vepra është më aktuale se kurrë për shqiptarët. Kjo e ka ngacmuar shumë regjizorin që ta rikthejë fuqishëm këtë komedi.
Kush është dramaturgu Neil Simon?
Marvin Neil Simon (4 korrik 1927 – 26 gusht 2018) ishte dramaturg amerikan, skenarist dhe autor. Prindërit e tij ishin me origjinë hebreje. Ai u rrit në rugët e Manhatanit në problematikat e krizës ekonomike që përshkroi Amerikën në vitin 1929 por që u kaplua në gjithë SHBA në vitin 1928 me Depresionin e madh dhe me mbylljen e bankave. Jeta e tij u krijua në këto kushte pas viteve 20 të shekullit të 20 me kushte të vështira financiare. Kjo ndikoi fuqishëm tek personaliteti i tij. Ai u rrit në qytetin e Nju Jorkut.
Ai shkroi më shumë se 30 pjesë dramash dhe filma të suksesshëm. Punoi disa vjet në Rezervën e Forcave Ajrore të Ushtrisë, dhe pasi mbaroi shkollën e mesme, filloi të shkruante skica komedi për radio dhe disa shfaqje televizive të hershme popullore.
Filloi të krijojë komedi kur ishte ende në shkollë të mesme, që në moshën pesëmbëdhjetë vjeç. Karakterizohej nga një stil i veçantë i të krijuarit dramaturgji si dhe komedi shumë të njohura.
Në vitet 60 ai ishte një nga njerizit më të famshëm në rang kombëtar në Amerikë dhe u cilësua si “dramaturgu më i nxehtë në Broadway”.
Suksesi i tij i parë në Broadway ishte “Come Blow Your Horn” e vitit 1961. Dramaturgu dhe skenaristi Neil Simon ka mjaft vlerësime. Si një anëtar i famshëm “Your Show of Shows”, Simon ishte shtylla e argëtimit për më shumë se 6 dekada. Në vitin 1991 fitoi Çmimin Pulitzer për dramën me “Lost në Yonkers”.
Ai ishte skenarist i komedive të paharrueshme si “The Odd Couple”, “Barefoot in the Park”, “The Sunshine Boys” dhe “Brighton Beach Memoirs”.
Mori në jetën e ti profesionale në këto vite 17 nominime për çmime dhe fitoi tre. I pëlqente shumë komeditë e Charlie Chaplin, Buster Keaton dhe Laurel dhe Hardy.
Ai ndëroi jetë në moshën 91 vjeçare në gusht të vitit 2018.
Nga Eugent Kllapi