Stilistja e famshme Victoria Beckham ka treguar së fundmi arsyen pse kurrë nuk buzëqesh në foto.
Ajo ka rrëfyer se ky detaj lidhet me kompleksin e saj rreth lëkurës.
Stilistja 50-vjeçare, u bë sinonim i imazhit serioz dhe të “ashpër”, duke mos buzëqeshur kurrë në shumë paraqitje publike, shkruan DailyMail.
Victoria është shprehur se është përballur me aknet në adoleshencë dhe për të ka qenë e vështirë të fitojë famë dhe siguri në vetej.
Në një intervistë për The Telegraph, Victoria tha se ndihej jo rehat kur bënte foto dhe nuk ndihej e lumtur brenda vetes për të dhënë një buzëqeshje.
Teksa mendonte se ishte shumë e vetëdijshme për pamjen e saj, Victoria tha: “Ndoshta dukesha e ashpër në shumë foto, por nuk ndihesha rehat, prandaj”.
Dhe nuk ishin vetëm problemet me lëkurë që çuan deri tek paraqitja e saj serioze, por edhe dieta e rreptë.
Victoria ka një dietë mjaft të kufizuar, ku bashkëshorti i saj, David Beckham pati treguar se ajo ka ngrënë të njëjtin vakt çdo ditë për 25 vjet, peshk i pjekur në skarë dhe perime të ziera.