MENU
klinika

Ja disa sygjerime!

Problemet familjare të cilat nuk duhet t’ia tregoni fëmijës tuaj

27.11.2024 - 16:20

Fëmijët të cilët janë emocionalë dhe të impresionuar nga natyra, shpesh nuk i mendojnë gjërat dhe shprehin ndjenjat e tyre duke bërë atë që duan.

Për të shmangur situata qesharake apo edhe të pakëndshme për shkak të një sjelljeje të tillë të drejtpërdrejtë, ne duam t’ju tregojmë për disa gjëra që fëmijët nuk duhet t’i dinë.

Kritikat dhe rezervat ndaj njerëzve, sidomos të afërmve

Kritikimi i njerëzve të tjerë (psh.vjehrra, vjehrri) në prani të një fëmije nuk është opsioni më i mirë, veçanërisht nëse ai është shpesh në shoqërinë e tyre. Ruajeni këtë temë për bisedë private me bashkëshortin tuaj.

Sekretet

Ndonjëherë nëna ose babai, pasi kanë kërkuar mbështetjen e fëmijës, i besojnë atij disa sekrete, të cilat duhet t’i mbajë dhe të mos ia tregoë askujt. Mos e bëni fëmijën tuaj të ndiejë ankth të panevojshëm se po “mashtron” dikë. Është më mirë t’ia besoni sekretin tuaj një miku.

Frika

Është e natyrshme që të rriturit kanë frikën e tyre, por nuk ka nevojë t’i tregoni fëmijës tuaj për to. Mbi të gjitha, nuk dihet se çfarë mund të krijojë fantazia e një fëmije kur, për shembull, është vetëm natën në një dhomë.

Marrëdhëniet prindërore

Në një gjendje emocionesh, ne mund të themi në nxitim e sipër në sy të fëmijëve gjëra krejtësisht të pakëndshme për partnerin tonë. Në asnjë rast një fëmijë nuk duhet të dëgjojë zemërimet tuaja për prindin tjetër të tyre, pasi kjo gjë mund të dëmtojë autoritetin e tij.

Surprizat

Të gjithë e dinë se fëmijët janë shumë “llafazanë”, të cilët padashur mund të lejojnë të rrëshqasin dhe të thonë padashur ndonjë sekret. Prandaj, nuk duhet të diskutoni me ta atë që askush nuk duhet të dijë para kohe.

“Babai ishte kundër shtatzënisë”

Ndonjëherë nëna, nëse është në marrëdhënie të këqija me babanë (dhe edhe nëse është në rregull), me të vërtetë dëshiron të shohë “drejtësinë të mbizotërojë”. Prandaj, ajo i thotë fëmijës se në fakt babai ishte kundër lindjes së foshnjes. Ju nuk duhet t’i tregoni fëmijës tuaj për këtë: ai sigurisht nuk do të bëhet më i lumtur nga ky lajm.

Mundimet e nënës

Ju nuk duhet të ndani me fëmijën tuaj të gjitha mundimet që keni përjetuar gjatë lindjes së tij. Në fund të fundit, ai nuk është aspak fajtor për këtë. Por, nëse ai e zbulon këtë, ndjenja e fajit mund të zgjohet dhe t’i krijojë atij komplekse.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Historia e rrëfyer nga prindërit

5 gjëra që disa familje duhet t’i dinë!

10 shprehjet që nuk u thuhen fëmijëve

“Eja rregullojmë shtëpinë, se mos vjen njeri”