MENU
klinika

“Më dukej e vështirë jetesa për të nesërmen”

Eneda Tarifa rrëfen periudhën e errët të jetës: Isha në depresion

03.12.2024 - 15:03

Këngëtarja e njohur Eneda Tarifa, e ftuar në një intervistë ka rrëfyer si asnjëherë më parë një periudhë të errët të jetës të cilës ajo ia ka vënë emrin depresion.

Ajo ka treguar se në fillim nuk po arrite ta kuptonte se çfarë po përjetonte, por më pas shenjat si ankthi, dhe frika për jetën e kanë bërë të mësonte se këto simptoma kishin të bënin me depresionin.

“Nuk kam qenë tek psikologu, kam tentuar të shkoj, kam lënë orar por kam ndërruar mendje më pas. Ka pasur një moment ku unë mund të kem kaluar në depresion por nuk e kam kuptuar. Mirëpo më vonë kam kuptuar që të gjtha këto simptoma dhe shenja që kisha, kishin të bënin me depresionin.”

“Kam pasur momente ankthi, momente që ti thua pse jam, pse ekzistoj, frikë për jetën. Të duket e pamundur jetesa për të nesërmen,” shtoi këngëtarja.

E pyetur sesi e ka kaluar gjithë këtë periudhë, Eneda u shpreh se muzika për të ka qenë gjithmonë shërim.

“Me terapi muzikore e kam kaluar, me muzikë. Gjithmonë duke punuar”.

Megjithatë Eneda theksoi se ajo e quan këtë një depresion “të lehtë” i cili nuk i ka lënë pasoja apo trauma të mëdha, por thjesht ndjesi që sipas saj i kalojnë të gjithë.

“Sigurisht ka qenë një depresion i lehtë, besoj se këto janë proçeset dhe ndjesitë e çdo njeriu në momente të caktuara,” rrëfeu Eneda për emisionin ‘Natën me Aulonën.”

E pyetur edhe për arsye se pse nuk ka shkuar te psikologu, ajo tha:

“Sepse nuk kam qenë gati të pranoj që dikush tjetër duhet të dëgjojë çfarë kam brenda meje, disa gjëra që ti do t’i kalosh dhe t’i ruash me veten tënde. Ky ka qenë hezitimi, se jemi në Shqipëri, psikologu nuk është si të shkosh te dentisti, akoma. Është akoma një tabu që edhe pse unë e predikoj dhe them se duhet shkuar, vetë nuk e kam bërë ndonjëherë. Por kush ka nevojë ta bëjë, duhet ta bëjë.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Do të martohem sërish…”

Eneda Tarifa bën rrëfimin e papritur

Ja ku do ta shohim së shpejti

Eneda Tarifa rikthehet në ekran