Kalimi i viteve nuk e tremb më! Tashmë ajo ka arritur të pranoj se çdo moshë ka ciklin e vetë të bukurisë. E kemi fjalën për aktoren amerikane Demi Moore e cila më parë e ka pas të vështirë ta pranonte procesin e plakjes së lëkurës.
Aktorja protagoniste e filmit të ri horror “The Substance” tashmë është e vetëdijshme se gjatë gjithë jetës së saj ka shpenzuar shumë kohë duke shprehur gjykime kundër vetes.
Nëse shoh pas, gjej shumë humbje kohe në të 20-at dhe 30-at e mia duke menduar se disa gjëra në pamjen time nuk ishin siç dëshiroja, ose ndoshta siç mund të dukeshin bukur për syrin e dikujt tjetër”, është shprehur ylli i kinematografisë botërore në një intervistë.
Pranimi i pashmangshmërisë së plakjes nuk është beteja e vetme me të cilën përballet Moore. Në fillim të këtij muaji, ajo rrëfeu se, në mes të karrierës së saj vezulluese në Hollywood , ajo tregoi për ELLE se kishte zhvilluar një çrregullim të të ngrënit. Ajo tregoi fiksimin e saj me “stërvitjen”, të cilën e mundoi për pesë vjet, pasi ishte “poshtëruar” nga producentët që i thanë “të humbiste peshë”.
Ajo kujtoi gjatë asaj interviste se një producent emrin e të cilit nuk donte ta bënte publik, i kishte ushtruar trysni të vazhdueshme duke i thënë se duhej të dobësohej. Por, sigurisht për 62 vjeçaren këto janë gjëra të papërfillshme tashmë, pasi ka vendosur të pranojë bukurinë që mosha e saj reale do t’i ofrojë.