MENU
klinika

Zien rrjeti!

Promoja e “BBVA3” është një kunjë për Arbana Osmanin?

09.12.2024 - 19:00

Pasditen e sotme jemi njohur me promon zyrtare të “BBVA”. Mirëpo, ajo që bie në sy gjatë promos është se Ledion Liço në disa momente duket se hedh disa thumba. Ai e nis me shprehjen: “I yti ta fut” dhe e mbyll me një libër ku kërkon sinonime të fjalës “yje”.







Rikujtojmë që fjala “Mirëmbrëma yje”, u përdorur fillimisht nga Arbana Osmani në dy edicionet e para të “Big Brother VIP Albania” (BBVA), dhe më pas edhe nga Ledioni në edicionin e tretë të këtij programi. Pas përhapjes së përdorimit të këtij shprehje në formatin e famshëm të BBVA, Arbana Osmani vendosi ta përdorë atë në një tjetër kontekst, duke e bërë titull të një emisioni të saj, duke e quajtur pikërisht “Mirëmbrëma yje”.

Dhe me sa duket, në promon e re, Ledioni po kërkon një sinonim për ta zëvendësuar fjalën “yje”. Ai provon disa opsione si, “mirëmbrëma kasiopianë” apo “mirëmbrëma galaktikë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Bora Zemani tek vëllezërit Veshaj e Marina Vjollca

Ja sa paguhen personazhet e showbizz-it