MENU
klinika

Zbuloni përfitimet!

Hudhra e zezë, ushqimi i panjohur me vlera të shumta

11.12.2024 - 17:20

Hudhra e zezë është e fermentuar, ka një armonë jo të fortë dhe përmban veti terapeutike.

Pavarësisht të gjitha efekteve të dobishme në shëndetin tonë, hudhra e zezë mbeti për vite në errësirë. Por, në dekadën e fundit është vlerësuar si një përbërës i shkëlqyer që nuk duhet t’i mungojë asnjë familjeje.

Përfitimet e konsumimit të hudhrës së zezë përfshijnë:

Përmirëson shëndetin kardiovaskular. Një nga aminoacidet që gjendet në trupin tonë, homocisteina, mund të dëmtojë muret e enëve të gjakut dhe të rrezikojë shëndetin e zemrës. Sipas studimeve, hudhra e zezë dallohet për aftësinë e saj për të reduktuar nivelet e homocisteinës, duke kontribuar kështu në mbrojtjen e sistemit kardiovaskular.

Ndihmon në menaxhimin e diabetit. Me një përqendrim më të lartë të alicinës, në krahasim me hudhrën e bardhë, hudhra e zezë është edhe më efektive në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak. Përbërësit aktivë të barit mund të ndihmojnë në ngadalësimin e çlirimit të insulinës në trup. Një veti e rëndësishme për pacientët me diabet dhe ata në rrezik të lartë të zhvillimit të gjendjes.

Forcon sistemin imunitar. Dihet se hudhra (e zezë ose e bardhë) ka një efekt të dobishëm në sistemin imunitar. Veprimet e forta antibakteriale dhe antivirale krijojnë një mburojë mbrojtëse kundër disa formave të infeksionit. Përveç kësaj, fruti special përmban një numër të madh fitonutrientësh, të cilët ndihmojnë në detoksifikimin natyral të trupit dhe forcimin e shëndetit të frymëmarrjes.

Stimulon sistemin e qarkullimit të gjakut. Hudhra e zezë stimulon prodhimin e sulfurit të hidrogjenit dhe përbërjeve të tjera sulfate, të cilat ndihmojnë në rregullimin e presionit të gjakut dhe sigurojnë furnizimin me oksigjen në ekstremitetet e trupit.

Rrit libidon. Hudhra e bardhë dhe e zezë janë një ushqim alternativ për t’u marrë me uljen e dëshirës seksuale. Në thelb, antioksidantët e pranishëm në përbërjen e tij stimulojnë rrjedhjen e gjakut dhe rrisin nivelet e energjisë. Dy faktorë që përcaktojnë aktivitetin seksual.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Aktorja e 'James Bond' e infektuar me Koronavirus

“Ha hudhra dhe pi ujë me limon”!