MENU
klinika

Sherri i bëhet… pengesë

Gjimshiti do të mbajë kreun në Seria A

14.12.2024 - 13:13

Humbja e fundit ndaj Real Madridit e ktheu me këmbë në tokë Atalantën e Berat Gjimshitit që ishte duke jetuar si në përrallë. Megjithatë, në Itali, ndjesia vazhdon të jetë e njëjtë pasi bergamaskët mbajnë vendin e parë në Serinë A dhe duan që të mbajnë të njëjtin ritëm.


Sfida e radhës është në transfertë ndaj Kaljarit ku përballë do të vihen dy lojtarë të Kombëtares së Shqipërisë. Berat Gjimshiti me Atalantën do të ketë përballë Alen Sherrin e Kaljarit.

Të dy lojtarët kuqezi pritet që ta fillojnë ndeshjen që nga minuta e parë. Atalanta ka nëntë fitore radhazi në Serinë A dhe është ekipi më në formë i momentit. Ata i “rrëmbyen” vendin e parë Napolit dhe aktualisht kanë 34 pikë, 1 më shumë se skuadra e drejtuar nga Konte.

Nga ana tjetër, Kaljari vjen pas humbjes minimale ndaj Fiorentinës, por gjithashtu është duke kaluar një situatë relativisht të mirë. Kështu, sot në orën 15:00, Berat Gjimshiti dhe Alen Sherri do të vihen përballë njëri-tjetrit në një “derbi” shqiptarësh, me Atalantën që do të vazhdojë festën në Itali, ndërsa Kaljari që do t’ia prishë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gjimshiti, mes Serie A dhe Champions

“Me Rejan, Kombëtarja është më mirë”

Historia e mbrojtësit të Atalantës

“Ashensori” Gjimshiti, shqiptari që kaloi limitet


Nga oferta 12 milionë euro për ta blerë te Seria A

Mirlind Daku zbulon detaje interesante

“Jamal, e tashmja dhe e ardhmja“

Lionel Mesi zgjedh pasardhësin e tij

Media britanike i bën “dalje” kuqezinjve

“The Sun” pasqyron rivalitetin mes Shqipërisë dhe Serbisë