MENU
klinika

"Karma it’s a b*tch"

Shkarkimi i drejtoreshës së TOB, Armaldo Kllogjeri i gëzuar

16.12.2024 - 17:00

Pas vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin e Abigeila Voshtinës nga posti i drejtoreshës së Teatrit të Operës dhe Baletit, tenori Armaldo Kllogjeri, i njohur për publikun nga pjesëmarrja në “Big Brother”, ka reaguar përmes një videoje në TikTok.

Në reagimin e tij, Kllogjeri ka komentuar vendimin si një moment drejtësie, duke kujtuar përvojat e tij personale në këtë institucion. “Karma nuk harron! Dy ditë më parë u shkarkua nga detyra drejtoresha e TOB. Zoti vonon, por nuk harron. Siç thotë populli, kush i bën gropën tjetrit, përfundon vetë në të,” është shprehur ai.

Tenori, i cili është larguar më herët nga puna në TOB, ka shprehur shpresën se drejtimi i ri i institucionit do të sjellë ndryshime pozitive dhe ndoshta edhe rikthimin e tij në pozicionin që, sipas tij, e meriton.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“I kam bërë bllok në Instagram”

Armaldo Kllogjeri zbulon arsyen përse nuk flet me Luizin