Reperja e njohur Tayna teksa ka dhënë së fundmi një intervistë është shprehur se nuk ka qenë kurrë e dashuruar.
Ajo ka rrëfyer se ka pasur ndjenja për dikë por nuk ka ndodhur që të jetë marrëzisht e dashuruar.
“Unë mendoj se nuk kam qenë e dashuruar kurrë. Kam dashur, por e dashuruar, dashuria e jetës, jeta e vdekja, jo,” u shpreh Tayna.
Në këtë kohë që flasim reperja thekson se nuk e ka gjeëtur ende dike, por ka vendosur që t’i përkushtohet vetes dhe karrierës së saj.
“E re jam, fokusin e kam te vetja, me kalimin e viteve e vlerëson shumë vlerën tëndë, kohën tënde. Nuk ia jep kohën tënde dikujt që nuk të jep dicka që mund të kesh përfitim. Partnerin nuk e kam gjetur, mirë jam, nuk duhet patjetër, kam punë të tjera njëherë. Nëse vjen mirë, nëse nuk vjen shnosh mirë jena,” tha reperja për Mirëmbrëma Yje.