MENU
klinika

Aksidenti në Durrës

E rëndë/ Makina përplas për vdekje dy këmbësorë

12.01.2019 - 20:04

Një aksident i rëndë me pasojë dy të vdekur raportohet se ka ndodhur në qytetin e Durrësit, përkatësisht tek rruga e re e ish-Kënetës.

Raportohet se viktimë e këtij aksidenti janë burrë e grua dhe po punohet për identifikimi e tyre.

Policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të aksidentit , ndërsa menjëherë është arrestuar drejtuesi i mjetit tip “Benz” si autor i ngjarjes së rëndë.