Ka startuar sot Australian Open, turneu i parë madhor i vitit në tenis. Një nga emrat e mëdhenj që zbriti në fushë ishte spanjolli Rafael Nadal, që mposhti me lehtësi 3-0 me sete, 6-4, 6-3, 7-5 australianin James Duckworth.
Dy setet e para u fituan me lehtësi nga spanjolli, që vuajti disi në setin e tretë, por në përgjithësi tregoi një formë të mirë dhe se kishte rikuperuar nga dëmtimi.
Siguroi një biletë për në raundin e dytë edhe afrikano-jugori Kevin Anderson, që iu imponua 3-1 sete francezit Adrien Mannarino (6-3, 5-7, 6-2, 6-1).
Numri 5 në botë pati vetëm një moment luhatjeje në setin e dytë, por më pas e dominoi lojën. Po 3-1 fitoi edhe tenisti bullgar Grigor Dimirov, që mposhti me përmbysje serbin Janko Tipsarevic (4-6, 6-3, 6-1, 6-4).
Çeku Thomas Berdych arriti një fitore të merituar ndaj britanikut Kyle Edmund me rezultatin 3-0 (6-3, 6-0, 7-5). Ndërsa francezi Gael Monfils eliminoi 3-0 (6-0, 6-4, 6-0) boshnjakun Damir Dzumhur, duke avancuar në raundin e dytë.