MENU
klinika

Deklarata

Haradinaj thirrje: Heqim taksën ndaj Serbisë nëse…

14.01.2019 - 14:31

Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur sërish për taksën e Kosovës ndaj Serbisë.

Haradinaj është shprehur se qeveria do ta pezullonte përkohësisht taksën vetëm nëse do të merrte një garanci ndërkombëtare që do të ndihmonte në nënshkrimin e një marrëveshjeje përfundimtare.

Përkundrazi, Qeveria e Kosovës do ta pezullonte përkohësisht taksën, vetëm pas garancës ndërkombëtare, se do të ulemi për ta nënshkruar marrëveshjen përfundimtare, e cila duhet të rezultojë me njohjen reciproke.

Garanca do të thotë që ekziston një materie, kontratë e dakorduar në parim dhe pret vetëm nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, që rezulton me njohje.

Jam thellësisht i bindur për mundësinë e arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse ligjërisht obliguese me Serbinë, që rezulton me njohje.

Ne intensivisht po punojmë për një kontratë përfundimtare, marrëveshje finale, me ç’rast edhe dorëzuam Librin e Madh me kapituj dhe Draftin e kësaj marrëveshjeje.

Tërë këtë përmbajtje e kemi zhvilluar me qëllim për t’u siguruar se kur ulemi me Serbinë të kemi materie të qëndrueshme, me fakte dhe argumente”, ka deklaruar Haradinaj.

Sipas tij, vendosja e taksës ndaj produkteve të Serbisë nuk ka për qëllim pengimin e arritjes së marrëveshjes me Serbinë, që rezulton me njohje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi